Politike

Artan Hoxha ‘thyen’ izolimin total dhe vete tek berberi: Jap jetën, por këtë jo, vlen më shumë se numri i kryeministrit

18 Prill 2020, 12:26 Nga DOSJA
Artan Hoxha ‘thyen’ izolimin total dhe vete tek berberi: Jap

TIRANË- Që prej pasdites së djeshme, në të gjithë Shqipërinë janë të mbyllura edhe farmacitë e supermarketet, por gazetari investigativ, Artan Hoxha ia ka dalë që të qethet tek berberi. Ndryshe nga dhjetra të rinj që shihen në rrjetet sociale të qethur tullë për shkak të koronavirusit dhe mbylljes së berberhaneve, Hoxha thotë se sot numri i një berberi ka më shumë vlerë se numri i kryeministrit. Me nota ironie thotë se nuk ka për t’a zbuluar sekretin e tij dhe as patrullën e koduar me të cilën e njofton se do të shkojë të qethet.

POSTIMI I PLOTË: 

Jetën e japim, BERBERIN s’e japim….Eh,si e solli çarku..Kujt i shkonte mendja, se profesioni i nderuar i berberit,…

Gepostet von Artan Hoxha am Freitag, 17. April 2020

 

E gjithë Shqipëria është në fundjavën e pestë të karantinës. Paraditen e kësaj të shtune, mijëra pensionistë në të gjithë vendin dolën nga banesa dhe iu drejtuan parqeve. Me një mik, ose bashkëshortin/en, ata kanë dalë sot për herë të parë në mënyrë të lejuar, pas gati 40 ditëve karantinë. Shifrat optimiste të ecurisë së pandemisë po sjellin lehtësimin gradual të masave shtrënguese në Shqipëri, ku një sërë biznesesh të tjera do të hapen ditën e hënë me një protokoll të mirëpërcaktuar për funksionimin e tyre. Por, berberhanet, ende nuk janë të hapura.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike artan hoxha tek berberi edi rama artan hoxha tek berberi edi rama

Sondazh

Poll