Politike

‘E diela, për nënat me fëmijë’, Rama jep njoftimin e rëndësishëm: Deri në orën 11:00 të dalin me të vegjëlit der

18 Prill 2020, 11:54 Nga DOSJA
‘E diela, për nënat me fëmijë’, Rama jep

TIRANË- E shtuna ishte e dedikuar për pensionistët, ndërsa e diela rezervon një tjetër lajm të mirë. Të gjitha nënat me fëmijë deri në moshën 10 vjeç janë të lejuar të dalin në zonat urbane deri në orën 11:00. Lajmi është dhënë nga kryeministri Edi Rama, i cili teksa shpërndan urdhërin e firmosur nga ministrja Ogerta Manastirliu sqaron se të gjithë të tjerët do të jenë në shtëpi në këtë orë. Rama gjithashtu tërheq vëmendjen që gratë me fëmijë të mos marrin shoqe me vetëm, por vetëm të vegjëlit.

POSTIMI I PLOTË:

?NESËR NË QENDRAT URBANE DO TË DALIN NË KËMBË DERI NË ORËN 11.00, VETËM NËNAT ME FËMIJË DERI NË 10 VJEÇ? ? KUJDES!…

Gepostet von Edi Rama am Samstag, 18. April 2020

 

 

Paraditen e kësaj të shtune,mijëra pensionistë në të gjithë vendin dolën nga banesa dhe iu drejtuan parqeve. Me një mik, ose bashkëshortin/en, ata kanë dalë sot për herë të parë në mënyrë të lejuar, pas gati 40 ditëve karantinë. Shifrat optimiste të ecurisë së pandemisë po sjellin lehtësimin gradual të masave shtrënguese në Shqipëri, ku një sërë biznesesh të tjera do të hapen ditën e hënë me një protokoll të mirëpërcaktuar për funksionimin e tyre.

(f.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama nenat me femije shqiperia ne karantine edi rama nenat me femije shqiperia ne karantine

Sondazh

Poll