Politike

COVID-19/ Mesazhi optimist i Ramës në këtë periudhë pandemie: Se pas dimrit vjen një verë…

18 Prill 2020, 07:11 Nga DOSJA
COVID-19/ Mesazhi optimist i Ramës në këtë periudhë

Tiranë- Sot kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën me vargjet e Fan Nolit, pasi ka publikuar disa rreshta nga poezia“Anës Lumenjve”, ku jepet mesazhi se pas një periudhe të vështirë, vijnë ditë më të mira.

Se pas dimrit vjen një verë, që do kthehemi njëherë, pranë vatrës, pranë punës, anës Vjosës, anës Bunës”, thuhet në vargun e Fan Nolit “Anës Lumenjve” të zgjedhur nga Rama për të përçuar mesazhin e tij. Rama shkuan : “Fjalë të mençura.”

Kryeministri Edi Rama publikoi një ditë më parë masat lehtësuese për COVID-19, ku ndër të tjera tha se do të falen gjobat për shkelësit e karantinës.  Ndërkohë në vendin tonë janë prekur nga COVID-19 539 persona, janë shënuar 26 viktima dhe 283 qytetarë janë shëruar. Akualisht në spitale ndodhen 43 pacientë të shtruar, mes tyre 4 janë të intubuar në spitalin “Shefqet Ndroqi”. Shkodra vijon të mbetet një ‘minë me sahat’, me 94 raste, qyteti i dytë më i prekur në Shqipëri, pas Tiranës me 245 raste.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama viktimat covid në shqipëri edi rama viktimat covid në shqipëri

Sondazh

Poll