Politike

Falja! Rama: Makinat dhe patentat do kthehen, jemi familje e madhe! Me Kodin e ri Penal nuk tolerohet asnjë

17 Prill 2020, 21:11 Nga DOSJA
Falja! Rama: Makinat dhe patentat do kthehen, jemi familje e madhe! Me Kodin e

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka publikuar vendimin e nënshkruar për faljen e gjobave, kthimit të patentave dhe makinave që janë bllokuar gjatë shtetrrethimit.

Rama shkruan se të gjitha do të kthehen jo sepse nuk u gabua por sepse ishte një situatë e jashëzakonshme dhe të gjithë meritojnë një mundësi të dytë. Por gjithashtu kreu i qeverisë bëri thirrje për kujdes, pasi me hyrjen në fuqi të Kodit të ri Penal, askush nuk do të tolerohet më.

Gjobat, patentat e marra për 3 vjet dhe makinat e bllokuara po ashtu për shkelje gjatë këtyre javëve, do t’u kthehen të ndëshkuarve, jo sepse nuk gabuan, po sepse sidoqoftë jemi një familje në një situatë të jashtëzakonshme, ku edhe ata që u nxituan meritojnë sot teksa lufta vazhdon, një shans të dytë në vend të një halli më shumë!  Uroj që as ata të mos e përsërisin dhe as të tjerë të mos bëjnë të njëjtin gabim, sepse me hyrjen në fuqi të kodit të ri penal, askush nuk mund të justifikohet e të tolerohet më, teksa hapja graduale i bën shkeljet edhe më të rrezikshme për shëndetin e popullit…”-shkruan Rama.

Më herët kreu i qeverisë ka treguar se nga e hëna do të hyjnë në fuqi një sërë masash lehtësuese. Nga java e ardhshme do të lehtësohet levizja e këmbësorëve, makinave. Kreu i qeverisë njoftoi se nesër mund të dalin deri në 11:00 pensionistët për xhiro. Ai tregoi faturën financiare të COVID-19 që është 500 mln € dhe tha se janë falur të gjitha gjobat e vendosura deri tani. Kreu i qeverisë u përgjigj kritikëve për ndryshimet në KP duke thënë se ishin një domosdoshmëri.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama falja e gjobave koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19 edi rama falja e gjobave koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19

Sondazh

Poll