Politike

Në oborrin e Infektivit, Manastirliu takon doktoreshë Najada Çomon: Gjithmonë frymëzuese, edhe pse në distancë…

17 Prill 2020, 19:03 Nga DOSJA
Në oborrin e Infektivit, Manastirliu takon doktoreshë Najada

TIRANË– Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka shpërndarë foton e takimit me shefen e Infektivit në QSUT, Najada Çomon.

Krahas fotos së shkrepur në oborrin e spitalit Infektiv, ministrja ka shkruar se është frymëzuar, duke mos harruar që të shprehë krenarinë për stafin mjekësore.

“Edhe pse në distancë, takimi me dr. Najadën është gjithmonë frymëzues, për të vijuar luftën akoma më të fortë! Krenare për ekipet mjekësore në vijën e parë të zjarrit!,”-shkruan Manastirliu. 

Në të gjithë vendin janë prekur nga COVID-19 539 persona, pas 21 rasteve të identifikuar 24 orët e fundit dhe janë shënuar 26 viktima. Numri i personave që kanë arritur të mposhtin koronavirusin ka shkuar në 283, ndërkohë që akualisht në spitale ndodhen 43 pacientë të shtruar, mes tyre 4 janë të intubuar në spitalin “Shefqet Ndroqi”. Shkodra vijon të mbetet një ‘minë me sahat’, me 94 raste, qyteti i dytë më i prekur në Shqipëri, pas Tiranës me 245 raste.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike koronavirusi ne shqiperi najada çomo ogerta manastirliu koronavirusi ne shqiperi najada çomo ogerta manastirliu

Sondazh

Poll