Politike

Vokshi publikon dokumentin: Qeveria deri tani ka ndihmuar vetëm 4 mijë familje

17 Prill 2020, 17:24 Nga DOSJA
Vokshi publikon dokumentin: Qeveria deri tani ka ndihmuar vetëm 4 mijë

TIRANË- Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi ka reaguar pas deklaratës së Edi Ramës, i cili ndër të tjera u shpreh sot se qeveria po vijon me ndihmën e qytetarëve dhe asnjë nuk është shoë. Vokshi ka publikuar dhe një deklaratë të Xhaçkës, e cila ka thënë se janë ndihmuar 600 mijë familje.  Demokratja më tej publikon një dokument të Emergjencave Civile, ku tregohet se numrii familjeve të ndihmuar nuk është më shumë së 4 mijë.

“Nuk ka asgjë për t’u besuar në ato që thotë Edi Rama. Faktet tregojnë se qeveria i ka braktisur njerëzit në skamje. Ata përdoren për të pozuar për facebookun e Edi Ramës dhe njëherë dalin 600 mijë, një herë 200 mijë, varet nga nevoja e çastit për propagandë.


Fatkeqësisht, e vërteta nuk ka lidhje me ato që thotë Edi Rama dhe kopjet e tij më qeveri. Dokumentat zyrtarë tregojnë se qeveria ka shpërndarë ushqime vetëm për 4 mijë familje në të gjithë vendin. Një skandal i vërtetë, po të llogarisësh milionat e eurove që shoërdorohen me koncesione dhe tendera sekretë korruptivë”, shkruan ish-deputetja.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike albana vokshi edi rama masat kunder covid 19 operacioni humanitar albana vokshi edi rama masat kunder covid 19 operacioni humanitar

Sondazh

Poll