Politike

Ambasda e SHBA: Kemi miratuar fond të ri për Shqipërinë, ndihmojnë në luftën kundër COVID-19

17 Prill 2020, 16:52 Nga DOSJA
Ambasda e SHBA: Kemi miratuar fond të ri për Shqipërinë,

TIRANË- Ambasada e SHBA në Tiranë shkruan se përmes USAID, ka miratuar fonde shtesë për Shqipërinë si ndihmë kundër COVID-19. Në një reagim në Facebook, ambasada shkruan se  këto fonde janë për pajisje mjekësore dhe rritjen e mundësisë për zbulimin dhe gjurmimin e rasteve pozitive.

Qeveria e Shteteve të Bashkuara, përmes USAID-it, ka miratuar fonde shtesë për Shqipërinë në ndihmë të luftës kundër pandemisë COVID-19. Këto fonde do të vazhdojnë ndihmën në pajisjen e laboratorëve, rritjen e mundësive të zbulimit dhe gjurmimit të rasteve pozitive, përgatitjen e stafit laboratorik për të reaguar, përmirësimin e komunikimit të rreziqeve e më shumë. Gjatë 20 viteve të fundit, Shtetet e Bashkuara kanë investuar në Shqipëri mbi 51.8 milionë dollarë në fushën e shëndetësisë, dhe mbi 693 milionë dollarë në ndihmë totale”, shkruan ambasada.

Më herët, ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim tha se sot është dhuruar një fond prej 1.2 milionë dollarësh për Shqipërinë. Kim u shpreh se paratë do të shërbejnë për përgatitjen e sistemeve laboratorike, aktivizimin dhe mbikëqyrjen e rasteve të reja të infektuar, ekspertët.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ambasada e shba masat kunder covid 19 shba ndihmon shqiperine ambasada e shba masat kunder covid 19 shba ndihmon shqiperine

Sondazh

Poll