Politike

Bardhi i përgjigjet Ramës: Anulo koncensionet, s’i ikën dot përgjegjësisë për t’u siguruar shqiptarëve pagën e

17 Prill 2020, 16:20 Nga DOSJA
Bardhi i përgjigjet Ramës: Anulo koncensionet, s’i ikën dot

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar pas deklaratës së Ramës, i cili njoftoi nisjen e masave lehtësuese.

Në një postim në Facebook, Bardhi shkruan se Rama nuk mund t’i ikë përgjegjësisë për t’u siguruar shqiptarëve pagën e mbijetesës. Numri 2 i PD shton se qeveria duhet të ndalë korrupsionin me tendera dhe të anulojë koncensionet.

Edi Rama nuk mund dhe nuk duhet ti ikë përgjegjësisë si Kryeministër për t’u siguruar shqiptarëve të paktën pagën e mbijetesës. Për qytetarët nuk ka para, nuk ka ushqim, thotë Edi Rama,- sepse kanë rënë të ardhurat, ndërsa për oligarkët vazhdojnë pagesat dhe nën mbishkrimin sekret kryehet vjedhje e jashtëzakonshme e parave të qytetarëve me tenderat në këtë kohë krize. Paratë janë. Mjafton të ndalësh korrupsionin me tendera dhe të anullosh koncesionet korruptive. Qytetarët kanë nevojë për mbshtetje, jo për propagandë e justifikime bajate”, shkruan Bardhi.

Më herët kreu i qeverisë ka treguar se nga e hëna do të hyjnë në fuqi një sërë masash lehtësuese. Nga java e ardhshme do të lehtësohet levizja e këmbësorëve, makinave. Kreu i qeverisë njoftoi se nesër mund të dalin deri në 11:00 pensionistët për xhiro. Ai tregoi faturën financiare të COVID-19 që është 500 mln € dhe tha se janë falur të gjitha gjobat e vendosura deri tani. Kreu i qeverisë u përgjigj kritikëve për ndryshimet në KP duke thënë se ishin një domosdoshmëri.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama gazment bardhi masat kunder covid 19 rama 17 prill 2020 edi rama gazment bardhi masat kunder covid 19 rama 17 prill 2020

Sondazh

Poll