Politike

Rama përsërit sërish urdhrat: Pensionistët xhiro deri në 11:00, të tjerët në shtëpi deri të hënën në mëngjes

17 Prill 2020, 15:46 Nga DOSJA
Rama përsërit sërish urdhrat: Pensionistët xhiro deri

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka sqaruar urdhrin e tij për daljen e pensionistëve nga shtëpia dhe shkruan se mund të dalin në këmbë deri në orën 11:00. Po ashtu ai bën me dije se ata që janë në punë do lëvizin me automjet pa asnjë ndalëse rrugës. 

Kreu i qeverisë sqaron se në fundjavë do jenë të gjitha bizneset mbyllur dhe do hapen të hënën në orën 05:00, sipas urdhrave të parë. 

? NESËR NË QENDRAT URBANE DO TË DALIN NË KËMBË VETËM PENSIONISTËT DERI NË ORËN 11.00? ? ME AUTOMJET DO TË LËVIZIN SHTËPI-PUNË-SHTËPI ME ASNJË NDALESË RRUGËS, TË GJITHË ATA QË KANË AUTORIZIM PËR TË PUNUAR GJATË FUNDJAVËS??

? TË GJITHË TË TJERËT NË SHTËPI DHE TË GJITHA DYQANET MBYLLUR DERI TË HËNËN NË ORËN 05.00, SIÇ ËSHTË NJOFTUAR MË PARË NGA MINISTRJA E SHËNDETËSISË?“, shkruan Rama.

Më herët kreu i qeverisë ka treguar se nga e hëna do të hyjnë në fuqi një sërë masash lehtësuese. Nga java e ardhshme do të lehtësohet levizja e këmbësorëve, makinave. Kreu i qeverisë njoftoi se nesër mund të dalin deri në 11:00 pensionistët për xhiro. Ai tregoi faturën financiare të COVID-19 që është 500 mln € dhe tha se janë falur të gjitha gjobat e vendosura deri tani. Kreu i qeverisë u përgjigj kritikëve për ndryshimet në KP duke thënë se ishin një domosdoshmëri.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 edi rama koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19

Sondazh

Poll