Politike

Masat e COVID-19/ Rama: Ja ç’më thanë kancelari e Austrisë dhe kryeministri i Suedisë në telefon

17 Prill 2020, 15:07 Nga DOSJA
Masat e COVID-19/ Rama: Ja ç’më thanë kancelari e

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka folur sot lidhur me lehtësimin e masave të marra ndaj koronavirusit në Shqipëri. Gjatë fjalës së tij, Rama ndau me qytetarët edhe bisedën telefonike që kishte pasur me kancelarin e Austrisë, Sebastian Kurz dhe kryeministrin e Suedisë, Stefan Lofven.

Kreu i qeverisë shqiptare tha se kishte marrë komplimenta për mënyrën sesi Shqipëria e kishte përballuar situatën e koronavirusit por shtoi se nuk kishin munguar as këshillat.

Sot kam pasur dy biseda me disa miq më të ditur se unë, Kancelarin e Austrisë që me kryeministrin e Suedisë, të cilët më komplimentuan për të dhënat e vendit tonë. Sot për sot Shqipëria renditet në vendet me bilancin më të mirë. Austria ka një strategji thuajse njolloje me ne, kurse Suedia ka strategji ndryshe nga gjithë bota. Dëgjova dhe shënova opinionet e dy miqve, të cilat më vlejnë  për të verifikuar planin tonë të hapjes, mbi informacionet e marrë nga udhëheqës që janë në vijën e parë në vendet e tyre. Dy janë gjërat me shumë rëndësi. E para hapja graduale, ka të panjohurën e saj, do të thotë ka riskun e saj, që d të thotë eksiton mundësia e rikthimit ku jemi nëse numri i infektimeve do të rritet jashtë parashikimeve. Pra, të jemi të qartë asnjë vend asnjë teori nuk thotë se për sa kohë ka jetë, infeksioni do të zhduket pa dalë vaksina. Mund të thuhet se që kur ka nisur kjo përballje, shoqëritë tona do të bashkëjetojnë me rrezikun e infektimit, se e asgjëson vetëm vaksina. Dy, distancimi social i gjithë secilit, respektimi i rregullave kryesore duhet të respektohen jo duke menduar policnë, Kodin penal, por duke menduar prindërit, fëmijët, të afërmit tanë. Nuk është kohë për t’ia hedhur shtetit, por për të futur mirë në kokë që çdo shkelje mund të sjellë pa dashje një vdekje, larg qoftë brenda familjes,”-tha ndër të tjera Rama.

Rama ka treguar se nga e hëna do të hyjnë në fuqi një sërë masash lehtëstuese. Nga java e ardhshme do të lehtësohet levizja e këmbësorëve, makinave, por të gjithë mund të punojnë lehtësisht. Kreu i qeverisë njoftoi se nesër mund të dalin deri në 11:00 pensionistët për xhiro. Ai tregoi faturën financiare të COVID-19 që është 500 mln € dhe tha se janë falur të gjitha gjobat e vendosura deri tani. Kreu i qeverisë u përgjigj kritikëve për ndryshimet në KP duke thënë se ishin një domosdoshmëri.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama plani i masave per covid-19 sebastian kurz stefan lofven edi rama plani i masave per covid-19 sebastian kurz stefan lofven

Sondazh

Poll