Politike

Rama bën lëshime të mëdha: Javën e ardhshme do punoni lirisht, lëvizja me makinë do jetë më e lehtë

17 Prill 2020, 14:41 Nga DOSJA
Rama bën lëshime të mëdha: Javën e ardhshme do punoni

TIRANË- Kryeministri Edi Rama në një deklaratë për mediat ka bërë me dije se të hënën do të futen në fuqi disa masa lehtësuese. Ai tha se bizneset mund të punojnë lirisht, po ashtu dhe lëvizja me makina do jetë më e lehtë, por duhet të kenë të gjithë kujdes, pasi dënimet për shkelëzit do jenë më të rënda.

Javën e ardhshme ne do të autorizojmë dhe lëvizjen me automjet për arsye shëndetëosre, ama ky autorizim do të mbështet një autorizim mjekësor që ai duhet ta ketë në makinë. Po ashtu do të punojnë krejt lirisht, të gjithë ata nga nesër paradite do të jenë në kategoritë që do jenë të publikuara në faqen e E-Albania.

Të gjithë duhet të sigurohen se në çdo kolektiv, të mësojnë se cilat janë detyrat dhe të repsektohet protokolli i sigurisë. Të mësojnë se cilat janë pasojat penale. Po ashtu javën e arshme të përgatiten të gjithë ata që do të publikohen nesër. Nga java e ardshme, pasojat do jenë më të rënda dhe të panegociushme. Ju lutem të qëndrojmë me dinjitet”, u shpreh ai.

Këto dhe të tjera detaje lidhur me lirimin e masave, kryeministri i vendit i ka bërë me anë të një lidhje live nga zyra e tij. Rama ka treguar se nga e hëna do të hyjnë në fuqi një sërë masash lehtëstuese. Nga java e ardhshme do të lehtësohet levizja e këmbësorëve, makinave, por të gjithë mund të punojnë lehtësisht.

Kreu i qeverisë njoftoi se nesër mund të dalin deri në 11:00 pensionistët për xhiro. Ai tregoi faturën financiare të COVID-19 që është 500 mln € dhe tha se janë falur të gjitha gjobat e vendosura deri tani. Kreu i qeverisë u përgjigj kritikëve për ndryshimet në KP duke thënë se ishin një domosdoshmëri.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama masat kunder covid 19 rama 17 prill 2020 edi rama masat kunder covid 19 rama 17 prill 2020

Sondazh

Poll