Politike

Lirimi i masave të sigurisë, Rama kërkon kujdes: Hapja është një e panjohur, mund të kemi rritje të të infektuarve

17 Prill 2020, 14:33 Nga DOSJA
Lirimi i masave të sigurisë, Rama kërkon kujdes: Hapja

TIRANË– Kryeministri Edi Rama, edhe pse po liron të gjitha masat e marra ndaj koronavirusit, kërkoi kujdes nga qytetatët.

Kreu i qeverisë tha se hapja mund të sjellë një shtim të numrit të të infektuarve dhe se të gjithë duhet të sillen sipas rregullave të përcaktuara deri më tani për të shmangur një valë të dytë të pandemisë.

“Hapja është një e panjohur, por duhet të jemi të vetdijshëm se mund të kemi rritje të paparashikuar të numrit të infektuarve. Virusin nuk e zhduk asnjë magji dhe askush prej nesh. Nëse ne mbrohemi fort dhe ruhemi kur dalim nga shtëpia, nuk infektohemi. Duhet të respektohen dhe rregullat bazë, jo duke menduar Kodin Penal, por prindërit dhe të afërmit tuaj. Dje Trump, tha se kishte mësuar shumë gjatë këtyre javëve. Kjo do të thotë se të gjithë ecin në këtë përpjekje si të verbrit. Jemi në një dinamike dhe jemi në një proces, se nuk jemi vetëm ne dhe është dhe dikush që kërkon të na çojë në spital dhe të na marrë jetën. Unë u kërkoj ndjesë për çdo lloj peripecie, por përsëri të gjitha, do harrohen dhe ajo që do mbajmë mend është si do dalim nga kjo luftë, fitimtar apo të turpëruar,“-tha Rama. 

Këto dhe të tjera detaje lidhur me lirimin e masave, kryeministri i vendit i ka bërë me anë të një lidhje live nga zyra e tij. Rama ka treguar se nga e hëna do të hyjnë në fuqi një sërë masash lehtëstuese. Nga java e ardhshme do të lehtësohet levizja e këmbësorëve, makinave, por të gjithë mund të punojnë lehtësisht.

Kreu i qeverisë njoftoi se nesër mund të dalin deri në 11:00 pensionistët për xhiro. Ai tregoi faturën financiare të COVID-19 që është 500 mln € dhe tha se janë falur të gjitha gjobat e vendosura deri tani. Kreu i qeverisë u përgjigj kritikëve për ndryshimet në KP duke thënë se ishin një domosdoshmëri.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama plani i masave per covid-19 edi rama plani i masave per covid-19

Sondazh

Poll