Politike

Leje për qarkullim, Rama: Nga java e ardhshme mund të merrni edhe një koleg në makinë

17 Prill 2020, 14:32 Nga DOSJA
Leje për qarkullim, Rama: Nga java e ardhshme mund të merrni edhe

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka dhënë lajmin se në kuadër të lirimit të masave për koronavirusin në vend, të gjithë ata që shkojnë në punë me makinë mund të marrin edhe një koleg.

Nga java e ardhshme të gjithë mund të kërkojnë leje njësoj si këmbësorët dhe ata që shkojnë punë me makinë dhe mund të marrin dhe një koleg në makinë. Por duhet të marrin parasysh masat në Kodin Penal. Ne po punojmë për të gjithë këtë dhe për të mos pasur platformën,”-tha Rama.

Këto dhe të tjera detaje lidhur me lirimin e masave, kryeministri i vendit i ka bërë me anë të një lidhje live nga zyra e tij. Rama ka treguar se nga e hëna do të hyjnë në fuqi një sërë masash lehtëstuese. Nga java e ardhshme do të lehtësohet levizja e këmbësorëve, makinave, por të gjithë mund të punojnë lehtësisht.

Kreu i qeverisë njoftoi se nesër mund të dalin deri në 11:00 pensionistët për xhiro. Ai tregoi faturën financiare të COVID-19 që është 500 mln € dhe tha se janë falur të gjitha gjobat e vendosura deri tani. Kreu i qeverisë u përgjigj kritikëve për ndryshimet në KP duke thënë se ishin një domosdoshmëri.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama plani i masave per covid-19 edi rama plani i masave per covid-19

Sondazh

Poll