Politike

Rama jep lajmin e shumëpritur nga të moshuarit: Nesër mund të dilni deri në 11, shoqërohuni nga një shok

17 Prill 2020, 14:30 Nga DOSJA
Rama jep lajmin e shumëpritur nga të moshuarit: Nesër mund

TIRANË– Kryeministri Edi Rama dha lajmin se ditën e nesërme të gjithë të moshuarit do të mund që të dalin nga shtëpia, ndërsa gjithë të tjerët do të qëndojnë brenda.

Rama dha se leja për daljen e të moshuarve do të jetë deri në orën 11 dhe ata mund të shoqërohen nga një tjetër person, por gjithmonë duke respektuar masën e sigurisë.

“Nesër duke qenë se gjithçka do jetë e mbyllur për të gjithë, pensionistët mund të dalin, për ajrosje dhe ecje. Jo më shumë se me një tjetër pensionist,“-tha Rama. 

Këto dhe të tjera detaje lidhur me lirimin e masave, kryeministri i vendit i ka bërë me anë të një lidhje live nga zyra e tij. Rama ka treguar se nga e hëna do të hyjnë në fuqi një sërë masash lehtëstuese. Nga java e ardhshme do të lehtësohet levizja e këmbësorëve, makinave, por të gjithë mund të punojnë lehtësisht.

Kreu i qeverisë njoftoi se nesër mund të dalin deri në 11:00 pensionistët për xhiro. Ai tregoi faturën financiare të COVID-19 që është 500 mln € dhe tha se janë falur të gjitha gjobat e vendosura deri tani. Kreu i qeverisë u përgjigj kritikëve për ndryshimet në KP duke thënë se ishin një domosdoshmëri.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama plani i masave per covid-19 edi rama plani i masave per covid-19

Sondazh

Poll