Politike

Ndryshimet në Kodin Penal, Rama sqarohet: S’janë plan i imi për t’u bërë si Enveri, më akuzojnë me profil falso

17 Prill 2020, 14:23 Nga DOSJA
Ndryshimet në Kodin Penal, Rama sqarohet: S’janë plan i imi

TIRANË– Edi Rama në një lidhje live në Facebook iu përgjigj të gjithë kritikëve dhe akuzave që ka marrë pas ndryshimeve të bëra në Kodin Penal.

Numri një i maxhorancës tha se ndryshimet ishin bërë për të mbrojtur jetën e qytetarëve dhe se nuk ishin pjesë e ndonjë plani të tij për t’u bërë diktator. 

“Më akuzojnë disa me profile fallco në Facebook, dhe disa analistë me profil të lartë në Skype. U hodhën përpjetë për demokracinë, e për çfarë se mbushëm një vakum në Kodin Penal. Unë nuk kam asnjë problem me ta, por ata e kanë me veten dhe do e kenë deri sa të jenë gjallë. Ndyshime në Kodin Penal janë për të mbrojtur jetën tuaj nga kërcënimet. Nryshimet nuk janë një plan i imi për t’u bërë si Enveri siç, më akuzojnë këta tipat më lartë, por janë domosdoshmëri,”-tha Rama.

Këto dhe të tjera detaje lidhur me lirimin e masave, kryeministri i vendit i ka bërë me anë të një lidhje live nga zyra e tij. Rama ka treguar se nga e hëna do të hyjnë në fuqi një sërë masash lehtëstuese. Nga java e ardhshme do të lehtësohet levizja e këmbësorëve, makinave, por të gjithë mund të punojnë lehtësisht.

Kreu i qeverisë njoftoi se nesër mund të dalin deri në 11:00 pensionistët për xhiro. Ai tregoi faturën financiare të COVID-19 që është 500 mln € dhe tha se janë falur të gjitha gjobat e vendosura deri tani. Kreu i qeverisë u përgjigj kritikëve për ndryshimet në KP duke thënë se ishin një domosdoshmëri.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama plani i masave per covid-19 edi rama plani i masave per covid-19

Sondazh

Poll