Politike

Rama tregon masat lehtësuese: Hyjnë në fuqi nga e hëna, falen të gjitha gjobat e do kthehen makinat e sekuestruara. Shteti

17 Prill 2020, 14:16 Nga DOSJA
Rama tregon masat lehtësuese: Hyjnë në fuqi nga e hëna,

TIRANË- Kryeministri Edi Rama në një deklaratë nga zyra e tij, ka bërë me dije se nga java e ardhshme do të hyjnë në fuqi disa masa lehtësuese, pasi ka filluar faza për daljen nga situata e pandemisë. Në fjalën e tij kreu i qeverisë tha nga e hëna do të mund të dalin të gjithë me makinë njësoj si këmbësorët, duke marrë një leje në e-Albania.

Po ashtu ata që shkojnë në punë, mund të marrin në makinë dhe një koleg, i cili duhet të ulet në sediljen pas dhe të ruhen masat e sgurisë. Një tjetër lehtësim do jetë dhe për  bizneset dhe aktivitetet e tjera tregtare, pasi të gjthë mund të punojnë lirisht dhe pa probleme. Kreu i qeverisë tha se nesër do të publikohet një listë e plotë me aktivitetet që do hapen dhe të gjithë shkelësit do të kenë dënime të forta, në bazë të ndryshimeve në Kodin Penal.


Një lëshim tjetër që deklaroi Rama është dhe dalja e pensionistëve nga shtëpia. Të gjithë mund të dalin nesër deri në 11:00, për ajrosje dhe xhiro, por duke u shoqëruar nga vetëm një tjetër pensionist. Rama tregoi dhe faturën financiare që ka shkaktuar COVID-19 për shtetin dhe tha se deri tani llogaritet një humbje prej 500 milionë Euro.

Nuk la pa komentuar dhe akuzat që i janë bërë ditët e fundit për ndryshimet në Kodin Penal, duke u përgjigjur se gjithçka që u bë ishte një domosdoshmëri dhe jo një dëshirë e tij për tu’u bërë si Enver Hoxha.

(A.B. K.M. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama masat kunder covid 19 rama 17 prill 2020 edi rama masat kunder covid 19 rama 17 prill 2020

Sondazh

Poll