Politike

“Solidarizohuni dhe përgjysmoni pagat gjatë pandemisë së COVID-19”, 8 institucione nuk i përgjigjet thirrjes së Ruçit

17 Prill 2020, 13:12 Nga DOSJA
“Solidarizohuni dhe përgjysmoni pagat gjatë pandemisë

TIRANË- Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi, është shprehur se disa prej institucionet janë përgjigjur pozitivisht thirrjes së tij për të përgjysmuar pagën periudhës së COVID-19. Gjatë seancës së djeshme Ruçi i ridrejtoi thirrjen edhe tetë institucioneve që nuk kanë reaguar ende, pas thirrjes së tij dy javë më parë.

Sipas një njoftimi nga Kuvendi mësohet se shumica e titullarëve të institucioneve u përgjigjën menjëhere dhe shkuan më tej se thirrja e Kryetarit të Kuvendit. Në Bankën e Shqipërisë thirrjes iu përgjigjën, përveç Guvernatorit Gent Sejko, anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës, administratorët dhe drejtorët e Bankës. Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela, përveç përgjysmimit të pagës së vet, u bëri thirrje edhe vartësve të tij në Prokurorinë e Përgjithshme dhe prokuroritë e rretheve të bëjnë të njëjtin veprim, si detyrim moral.  Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Bujar Leskaj, mori vendim për përgjysmimin e pagës deri në fund të vitit 2020. 

Po ashtu dhe kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Naureda Llagami, përveç anëtarëve të Këshillit, Ilir Toska, Brikena Ukperaj, Dritan Hallunaj, Erjon Muharremaj  dhe Fatmira Luli, të cilët u solidarizuan, ua përcolli thirrjen të gjithë gjykatave për t’u solidarizuar në mënyrë vullnetare. Nëtë njëjtën mënyrë ka vepruar dhe: Bordi i Komisionit të Prokurimit Publik, Bordi i Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare, Autoriteti i Mediave Audioviozive, Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare .

Por disa drejtues institucionesh, deri ditën e djeshme, nuk kanë vepruar ose Kuvendi i Shqipërisë nuk ka njoftim për reagimin e tyre. Këto institucione janë: Komisioni Qendror i Zgjedhjeve; Instituti i Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit në Shqipëri; Këshilli i Emërimeve në Drejtësi; Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi; Komisioni i Pavarur i Kualifikimit; Kolegji i Posaçëm i Apelimit; SPAK dhe Gjykata Speciale.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike gramoz ruci masat kunder covid 19 pergjysmimi i pagave gramoz ruci masat kunder covid 19 pergjysmimi i pagave

Sondazh

Poll