Politike

Xhafaj apel të fortë: Covid-19 nuk mund të bllokojë formimin e Drejtësisë së Re, gjyqtarë e prokurorë, mos ndalni punë

17 Prill 2020, 12:36 Nga DOSJA
Xhafaj apel të fortë: Covid-19 nuk mund të bllokojë formimin

TIRANË– Ish-ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj ka bërë një apel të fortë kundrejt gjyqtarëve, prokurorëve, dhe anëtarëve të organeve të reja të drejtësisë.

Përmes një statusi në rrjetet soicale, Xhafaj shkruan se sistemi i Drejtësisë nuk mund të futet në karantinë dhe se puna për të ngritur Drejtësinë  e Re nuk mund të pezullohet pavarësisht situatës së shkaktuar nga Covid-19.

Xhafaj falenderon gjithashtu edhe ata zyrtarë të drejtësisë që janë solidarizuar për të dhuruar një pjesë të pagave të tyre, për shqiptarët që kanë nevojë në këtë kohë.

Një pjesë e njerëzve të drejtësisë janë solidarizuar për të dhuruar një pjesë të pagave të tyre. Shumë prej tyre, GjL dhe prokurorët kryesisht, janë në krye të detyrës këto ditë. Shumë çështje presin të shqyrtohen, vendime që të zbardhen.

Kjo është realisht gjëja që na duhet. Gjyqtarët & prokurorët, Organet e vetingut, KED, ILD, KLGJ e KLP, gjithë sistemi i Drejtësisë nuk mund të karantinohet! #COVID19 nuk është shkak për bllokimin e plotë të hetimeve & gjykimeve. Nuk mund të humbim më shumë kohë me procesin e ringritjes të drejtësisë së re,”– shkruan Xhafaj.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike drejtesia e re fatmir xhafaj drejtesia e re fatmir xhafaj

Sondazh

Poll