Politike

Hungaria dhuron 100 mijë maska dhe 5 mijë veshje mbrojtëse, Meta: Mirënjohje për ndihmën bujare

17 Prill 2020, 12:29 Nga DOSJA
Hungaria dhuron 100 mijë maska dhe 5 mijë veshje mbrojtëse, Meta:

Tiranë- Presidenti i vendit, Ilir Meta nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka falënderuar autoritetet hungareze për dhurimin e masave mbrojtëse për luftën me COVID-19.

“Mirënjohje Hungarisë mike dhe aleate të përhershme të shqiptarëve, për solidaritetin dhe ndihmën bujare konkrete që i dha sot vendit tonë në mbështetje të luftës kundër COVID-19, duke na dhuruar 100 mijë maska dhe 5 mijë veshje mbrojtëse mjekësore.
Falenderoj Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë të Hungarisë, z.Péter Szijjártó që shprehu sot nga Tirana vullnetin për forcimin e bashkëpunimit dypalësh, veçanërisht kundër pandemisë, kësaj të keqeje të përbashkët.”, shprehet Meta në një postim në Facebook.

Ditën e sotme Hungaria i ka dhuruar Shqipërisë 100.000 maska dhe 5000 kostume mbrojtëse mjekësore, me qëllim forcimin e kapaciteteve të sistemit shëndetësor në vend. Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë të Hungarisë, Péter Szijjártó i dhuroi ndihmat gjatë një takimi me ministrin në detyrë për Europën dhe punët e Jashtme Gent Cakaj.

Shqipëria vijon luftën me COVID-19. Në të gjithë vendin janë prekur nga COVID-19 539 persona, pas 21 rasteve të identifikuar 24 orët e fundit dhe janë shënuar 26 viktima. Numri i personave që kanë arritur të mposhtin koronavirusin ka shkuar në 283, ndërkohë që akualisht në spitale ndodhen 43 pacientë të shtruar, mes tyre 4 janë të intubuar në spitalin “Shefqet Ndroqi”.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike hungaria dhuron maska për shqipërinë ilir meta hungaria dhuron maska për shqipërinë ilir meta

Sondazh

Poll