Politike

Shkodra vatër ‘e nxehtë’ infeksioni/ Voltana Ademi: Duhet të numri i testimeve, shumë familje kërkojnë që të bëjnë

17 Prill 2020, 11:10 Nga DOSJA
Shkodra vatër ‘e nxehtë’ infeksioni/ Voltana Ademi: Duhet

Shkodër- Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi në një deklaratë për mediat është shprehur se problemi më i madh në këtë situatë të rënduar nga infeksioni me COVID-19 në Shkodër është mos marrja e përgjegjësive shtetërore, për të zbatuar protokollet në lidhje me situatën e krijuar.

“Fatkeqësia shumë e madhe është që kjo çështja e bashkëpunimit të ndërsjellë është bërë si një bombë e madhe që do shpërthejë pandeminë. Tani, kjo është shumë e rëndë edhe të vazhdohet të trumbetohet mendoj se është e pavend. Ajo që ka munguar në Shkodër dhe po e ritheksoj, lidhet me faktin e një mungesës së një përgjegjësie për t’ju qasur nevojës së domosdoshme, për t’ju përgjigjur asaj që ka qenë ekzigjente dhe domosdoshmëri në Shkodër. Nëse unë kam thënë kujdes spitalin, kujdes protokollin e shtrimeve në spital. Nëse unë kam thënë të rritet numri i testimeve, në fakt tani po rritet numri i testimeve në krahasim me përpara”, –  deklaron kryebashkiakja Ademi.

Kryetarja e bashkisë denoncon raste të shumta, ku sipas shumë familjeve kanë kërkuar që t’u bëhet testi për koronavirusin, por  janë refuzuar nga instucionet përgjegjëse shëndetësore.

“Unë jam e bindur dhe ka denoncime në Shkodër që janë familje të tëra në shtëpi, që nuk e kanë pasur të mundur t’u bëhet testi apo që kanë raportuar te 127 dhe nuk u është bërë testi. Prandaj, ky çekani që bie nuk ka lidhje me bashkëpunimin, por me nevojën që duhet të merren përgjegjësi, që nuk mund t’u lihen vetëm njerëzve për t’iu kërkuar që të izolohen. Kjo është një masë që tregon se shteti nuk ekziston dhe shteti nuk të përgjigjet në testim. Fakti që kjo u lihet vetëm qytetarëve, mendoj se kjo nuk është e drejtë. Kjo është ajo trumbetimi që kam bërë unë për të marrë disa përgjegjësi”,  shprehet në deklaratën e saj Ademi.

Kryebashkiakja e Shkodrës apelon institucionet që të rrisin urgjentisht dhe në masë sa më të madhe testimet si e vetmja mënyrë për të frenuar infeksionin.

“Që nga data 28 shkurt dhe deri në 6 prill  mua më është raportuar se janë 168 testime. 6 prilli jemi para dhjetë ditësh dhe sot niveli i testimeve është 467 në Shkodër. Kjo është një indikator i vogël, por që tregon  se me rritje e testimeve do të identifikoheshin të gjitha ata që ishin të sëmurë”, shprehet ajo.

Shkodra është ende një vatër infeksioni. Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 11 raste të reja dhe numri total i të infektuarve ka shkuar në 94.  Po kështu, qarku i Shkodrës është një nga qarqet më problematike, sa i përket respektimit të masave  të marra për COVID-19. Pak ditë më parë, qeveria shkarkoi nga detyra, prefektin Çesk Millja dhe vendosi në vend të tij, Besfor Ramallarin. Sipas ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj, Millja nuk kishte menaxhuar mirë situatën e COVID-19 në këtë qytet, pasi ishte vënë re një mungesë lidershipi. Nuk mungoi edhe një reagim nga vetë Millja, i cili u shpreh se në në shkresën e shkarkimit të tij shkruhej vetëm: “lirohesh nga detyra”. 

Ndërkohë, në të gjithë vendin janë prekur nga COVID-19 539 persona, pas 21 rasteve të identifikuar 24 orët e fundit dhe janë shënuar 26 viktima. Numri i personave që kanë arritur të mposhtin koronavirusin ka shkuar në 283, ndërkohë që akualisht në spitale ndodhen 43 pacientë të shtruar, mes tyre 4 janë të intubuar në spitalin “Shefqet Ndroqi”.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike viktimat e covid ne shqiperi voltana ademi viktimat e covid ne shqiperi voltana ademi

Sondazh

Poll