Politike

BISEDAT e Shefave të PS/ Safet Gjici iu bën “zborin” drejtorëve rajonal: Ja kush janë të infektuarit me emra e

17 Prill 2020, 11:23 Nga DOSJA

KUKËS- Pushteti lokal në Shqipëri funksionon në mënyrë të çuditshme. Në disa qytete, kryebashkiakët kanë më pak peshë se një kryeplak fshati, e në të tjera, ata janë barazim me një ministër… Kështu është edhe rasti i Kukësit, ku kryetari i Bashkisë, Safet Gjici urdhëron drejtorët Rajonalë, të cilët kanë marrëdhënie varësie me drejtoritë Qendrore në Tiranë, Inspektoriatet Përkatëse dhe ministritë e linjës, e jo me pushtetin lokal. Me një gjuhë gati-gati kërcënuese, Gjici shpërndan në një grup Whatsappi“, me dhjetëra anëtarë listat me emrat e personave të infektuar e atyre që janë karantinuar sepse kanë patur kontakt me të infektuarit.

Emrat e personave të prekur nga COVID-19 në Shqipëri deri tani janë mbajtur sekret nga Inspektoriati i Shëndetit Publik, mjekët dhe Ministria e Shëndetësisë, por ky standart nuk vlen për “parinë”. Drejtorët rajonalë janë të përzgjedhur dhe duhet të dinë nga kush të ruhen.

Disave prej tyre, Gjici iu drejtohet si në rastin në fjalë: “Lëri llafet ti po boj atë që shkrova unë dhe rrij aty shpij 14 ditë ti kaq mos e zgjat asnjë gërmë me shkrujt këtu”

Bisedat në grupin e PS në Kukës:

Naze, unë i kam paguar të gjitha muajt“, -shkruan njëri prej tyre i paidentifikuar.

Safet Gjici: I keni të gjithë personat ato me të kuqe, të prekur me COVID-19.

Pse qytetarët nuk e dinë dhe iu fshihet informacioni nëse komshiu apo i afërmi i tyre është me COVID-19, ndërsa drejtorët e PS-së duhet ta nxjerrin këtë informacion dhe ta kenë për konsum dhe mbrojtje njëri me tjetrin? Bazuar në cilin udhëzim Safet Gjici shpërndan listën e personave të infektuar në qarkun e Kukësit? Po në qytetet e tjera çfarë ndodh?

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike koronavirusi ne kukes safet gjici te infektuarit ne kukes koronavirusi ne kukes safet gjici te infektuarit ne kukes

Sondazh

Poll