Politike

COVID-19/ Meta bisedë telefonike me Hashim Thaçin: Të dyja shtetet do të koordinohen për të kaluar këtë krizë

17 Prill 2020, 09:28 Nga DOSJA
COVID-19/ Meta bisedë telefonike me Hashim Thaçin: Të dyja

Tiranë-Ditën e sotme presidenti Ilir Meta, zhvilloi një bisedë telefonike me Presidentin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.

Të dy Presidentët disktuan mbi gjendjen aktuale dhe masat e marra nga të dyja shtetet për përballimin me sukses të krizës shëndetësore dhe social-ekonomike të krijuar nga pandemia COVID-19.

Presidenti Meta dhe Presidenti Thaçi shprehën vullnetin që në frymën e solidaritetit mbarëkombëtar dhe bashkëpunimit rajonal, të dyja shtetet të koordinohen dhe të shkëmbejnë ngushtësisht përvojat për tejkalimin e shpejtë të situatës së vështirë në interes të mbrojtjes së shëndetit të qytetarëve.

Shqipëria dhe Kosova janë në luftë me COVID-19. Në Kosovë deri më tani janë infektuar 423 persona dhe janë shënuar 10 viktima. Ndërsa në Shqipëri janë prekur nga COVID-19 539  persona dhe 26 qytetarë kanë humbur jetën.  Numri i personave që kanë arritur të mposhtin koronavirusin ka shkuar në 283, ndërkohë që akualisht në spitale ndodhen 43 pacientë të shtruar, mes tyre 4 janë të intubuar në spitalin “Shefqet Ndroqi”. Shkodra vijon të mbetet një ‘minë me sahat’, me 94 raste, qyteti i dytë më i prekur në Shqipëri, pas Tiranës me 245 raste.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta viktimat e covid ne shqiperi ilir meta viktimat e covid ne shqiperi

Sondazh

Poll