Politike

“Le të hapen delivery-t”, Rama ‘harron’ motorrët që qarkullojnë në rrugë dhe bën lapsusin në studio, u jep leje

17 Prill 2020, 07:43 Nga DOSJA
“Le të hapen delivery-t”, Rama ‘harron’

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka harruar krejtësisht se çdo person, të paktën ata që jetojnë në Tiranë, mund të porosisin ushqime nga restorante të ndryshme apo “Fast-Food”-e dhe me anë të shërbimit të transportit ta kenë në shtëpinë e tyre. I ftuar një natë më parë në emisionin “Opinion”, teksa po rendiste tre hapat, me anë të të cilave do të fillojë hapja e vendit tonë pas Covid-19, Rama bëri një lapsus.

Kryeministri tha se shërbimet delivery mund të hapen tashmë, duke harruar që kanë qenë të hapura gjithë kohës.

Pjesë nga biseda

Edi Rama: Tek rreziku i lartë futen restorantet që nuk kanë delivery. Ata që kanë delivery, konsiderohen të mundura për t’u hapur që tani.

Blendi Fevziu: Janë të hapur delivery-t

Edi Rama: Po…( Sikur e kuptoi gabimin).

Në fakt shërbimet e transportit nga restorantet dhe dyqane të ndryshme kanë qenë funskionalë gjithë kohës dhe ata që kanë bërë porosi e dinë shumë mirë këtë gjë. Siç duket, kryeministri nuk është në dijeni, ose i ka shpëtuar për momentin.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike blendi fevziu edi rama blendi fevziu edi rama

Sondazh

Poll