Politike

Shërbeu si ministër i Shëndetësisë në kabinetin e Fatos Nanos, mjeku Solis nuk e komenton Ramën, kryeministri: S’e

16 Prill 2020, 21:06 Nga DOSJA
Shërbeu si ministër i Shëndetësisë në kabinetin e

TIRANË– Kryeministri Edi Rama dhe ish-ministri i Shëndetësisë Leonard Solis janë përballur me njëri-tjetrin në studion e “Opinion”, ku edhe kanë shkëmbyer batuta me njëri-tjetrin. 

Rama e ka komplimentuar për pamjen mjekun Solis, ndërsa ky i fundit është përgjigjur me batutë por nuk ka pranuar as të komentojë dhe as të komplimentojë menaxhimin e situatës së koronavirusit nga qeveria.

PJESË NGA BISEDA:

Fevziu: Kam Solisin përballë

Edi Rama: E shoh!

Fevziu: Nuk e di Solis do t’i bëni ndonjë koment Ramës…

Leonard Solis: Jo. Kam ardhur për të folur për sëmundjet. Nuk kam asnjë koment.

Edi Rama:  Jo, më vjen mirë që e shikoj si gjithmonë në të njëjtën moshë. Recetën nuk na e bën të ditur pasi vitet kalojnë dhe ai mbetet po ai. Këtë nuk e kam kuptuar kurrë.

Leonard Solis:  Kam ndenjur aq i ri sa po të bëja botoks s’do më njihte as nëna ime.

Mjeku Leonard Solis ka mbajtur edhe postin e ministrit të Shëndetësisë në vitet 1997 – 2001 dhe 2003- 2005. Në vitin 1997-2001 është dekretuar nga presidenti Mejdani dhe ka shërbyer në kabinetin e qeveritë e Fatos Nanos, Pandeli Majko dhe Ilir Meta.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama leonard solis edi rama leonard solis

Sondazh

Poll