Politike

Ndryshimet në Kodin Penal, Spiropali: Ishin gati për hapjen, por pamë që kishte vakum ligjor

16 Prill 2020, 20:08 Nga DOSJA
Ndryshimet në Kodin Penal, Spiropali: Ishin gati për hapjen, por

TIRANË- Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka mbështetur ndryshimet në Kodin Penal. Në një lidhje direkte me emisionin “Open” në Top Channel, Spiropali tha se ndryshimet ishin urgjente pasi kishte një mungesë në Kodin Penal.

Jemi gati për të bërë hapjen dhe ne pamë që ka një mungesë në Kodin Penal. Kjo nuk po bëhet për të futur qytetarët në burg. Nuk po fusim në burg qytetarët por po i mbrojmë ata. Po i mbrojmë pasi ata që nuk binden virusin e kthejnë në armë për të vrarë ose plagosur qytetarët e tjerë”- tha Spiropali.

Më herët  Kuvendi zhvilloi një seancë plenare dhe ndryshoi disa nene të Kodit Penal, duke ashpërsuar masat kundër atyre që nuk i përgjigjen urdhrave gjatë situatës së pandemisë.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike elisa spiropali masat kunder covid 19 ndryshimet ne kodi penal elisa spiropali masat kunder covid 19 ndryshimet ne kodi penal

Sondazh

Poll