Politike

“Të shtohet numri i testiemve”, Meta flet për daljen nga COVID-19: Duhet të kemi kujdes e të jemi të vëmendshëm

16 Prill 2020, 19:59 Nga DOSJA
“Të shtohet numri i testiemve”, Meta flet për daljen nga

TIRANË- Presidenti Ilir Meta i ka bërë sot thirrje qeverisë që të shtohet nurmi i testimeve, pasi sipas tij vetëm kështu mund të nis hapja hap pas hapi. Në një lidhje direkte me emisionin “Open” në Top Channel, Meta tha se duhet për të mbajtur situata nën kontroll dhe të vijojnë hapjet e aktiviteteve ekonomike.

Më tej ai foli dhe për hapjen dhe tha se  duhet të jemi të vëmendshëm dhe të mos humbasim kujdesin, pasi për shkak të padurimit mund të kalojmë në shkujdesje dhe kjo është shumë e dëmshme.

A ka patur debate mes Ramës e Bashës në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare?

Nuk do dëshiroja të bëhesha zëdhënës i debatave të kësaj mbledhjeje, por unë do të shqetësohesha nëse nuk do të kishte debate. Në përpjekjet për të parë rrugët e çeljes së aktiviteteve të ekonomisë hap pas hapi është e domosdoshme të rritet numri i testimeve për të mbajtur situatën nën kontroll.

Kur pritet të ndodhë hapja?

Duhet të jemi të vëmendshëm dhe të mos humbasim kujdesin, pasi për shkak të padurimit mund të kalojmë në shkujdesje dhe kjo është shumë e dëmshme.

Paketat ekonomike?

Me rëndësi të zbatohen dhe të shkojnë në mënyrën më transparente aty ku ka më shumë nevojë. Sa më shumë të vazhdojë apo të vështirësohet situata e menaxhimit të kësaj pandemie, aq edhe më vështirë do jetë përballimi i kostos për ekonominë kombëtare.

Shumat e vendosura nga qeveria a janë të mjaftueshme?

Kemi të bëjmë me një proces. Duhet të bëhen përpjekje më energjike për zbatimi i paketës së parë. Kemi një përpjekje të dytë, për të cilën kërkohet më shumë transparencë dhe përgjegjshmëri në mënyrë që të gjitha shtresat që përfshihen ta ndjejnë dhe ta prekin këtë ndihmë.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 ilir meta koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19

Sondazh

Poll