Politike

Pranverë marrëdhëniesh me Ramën? Meta: Me të gjithë ata që respektojnë Kushtetutën, në këto momente duhet mbështetur

16 Prill 2020, 19:20 Nga DOSJA
Pranverë marrëdhëniesh me Ramën? Meta: Me të

TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka folur për situatën e pandemisë së COVID-19 në Shqipëri, ku tjha se deri tani situata paraqitet e qëndrueshme. “Unë besoj situata paraqitet e qëndrueshme, duke mbajtur nënkontroll këtë pandemi. Por nuk ka vend për shkujdesje dhe për humbje të padurimit për respektimin e masave”, u shpreh ai.

Kreu i Shtetit në një lidhje direkte me emisionin “Open” në Top Channel, ka folur dhe për ndryshimet në Kodin Penal. Meta u shpreh se është i kanaqur që Kuvendi mori parasysh këshillat e tij, pasi prej ditësh ndryshimet ishin bërë pjesë e debatit të opinionit publik.

“Unë besoj se kjo situatë e jashtëzakonshme ërkon përgjegjshmëri të jashtëzakonshme na të gjithë. Ndryshimet në Kodin Penal kanë ngjallur debate në opinionin publik. Kodi ka disa boshllëqe dhe ndryshimet duhet të bërë në mënyrë të përgjegjshme”, u shpreh Presidenti.

Po ashtu ai foli dhe për një zbutjeve të toneve mes tij dhe qeverisë, por shtoi se nuk ka pranverë marrëdheniesh.

“Së pari nuk kemi të bëjmë me një pranëverë marrdhëniesh. Pranvera ime është në raport me Kushtetutën dhe do kem marrëdhënie pranverore për të gjithë ata që e respektojnë atë. Është momenti për të mbështetur qeverinë, kjo situatë nuk mund të keqpërdoret kundër qtyetarëve tanë. Unë jam shumë i kanaqëur se përbalimi i pandemisë është një objektiv i të gjithëve, jo vetëm i qeverisë dhe që qytetarët i janë përgjigjur rregullave. Ka pikëpamje të ndryshme, mendoj se nëse qeveria të konsultohej pak më gjerë, do kishte vendime dhe më të dobishme”, u shpreh më tej Presidenti.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 ilir meta koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19

Sondazh

Poll