Politike

Do ndiqni rrugën ligjore për të kundërshtuar vendimet që i quani anti-kushtetues? Basha: Nuk ka rrugë ligjore, jemi në ko

16 Prill 2020, 17:36 Nga DOSJA
Do ndiqni rrugën ligjore për të kundërshtuar vendimet

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka bërë me dije se opozita nuk do ndjek rrugën ligjore për të kërkuar anulimin e endimeve të marra nga qeveria dhe Kuvendi, të cilat prej tyre janë quajtur anti-kushtetuese.

Në një konferecnë me mediat, Basha tha se nuk ka rrugë ligjore për t’i kundërshtuar, pasi sipas tij vendi është në një kolaps kushtetues.

Nuk ka rrugë ligjore, shteti ka qenë në kolaps kushtetues që para pandemisë. Kush thotë se mund të dërgohen në gjykatë, gënjen ose është i paditur”, u shpreh ndër të tjera numri një i opozitës.

Këto deklarata janë bërë gjatë një konferecne për mediat të mbajtur nga kreu i PD, i cili ka kërkuar nga qeveria testime masive. Basha i ka bërë thirrje qeverisë për transparencë dhe të shtohen ndihma për biznesin dhe qytetarët. Ai tha se nuk është dakord me ndryshimet në Kodin Penal. Basha po ashtu i bëri thirrje qeverisë që të rimbursojë TVSH-në për biznesin dhe të ndihmohen fermerët.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike basha 16 prill 2020 lulzim basha masat kunder covid 19 basha 16 prill 2020 lulzim basha masat kunder covid 19

Sondazh

Poll