Politike

Basha kërkon transparencë nga qeveria: Të shpërndahen ndihmat e paketës së parë ekonomike

16 Prill 2020, 17:17 Nga DOSJA
Basha kërkon transparencë nga qeveria: Të shpërndahen

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një konferencë për mediat ka kërkuar transparencë nga qeveria. Ai tha se duhet që të alokohen të gjitha paratë e planit të parë ekonomikë dhe të bëhet e transparencë paketa e dytë ekonomikë.

“Efekti social dhe ekonomik që ka shkaktuar virusi është shumë i madh. U bëj thirrje autoriteteve të marrin masa të shpërndajnë ndihmat e akorduara në paketën e parë. Kërkojme dhe transparencë pasi ka shumë ankesa. Ende nuk ka detaje zyrtare për paketën e dytë.

Paketat që mbeten në letër nuk i shërbejnë askujt. Masat mbështetëse duhet të jenë efikase që biznesi të mos largojë punonjësit nga puna. I bëj thirrje qeverisë të bëjë publike paketën për daljen nga kjo situatë. Kërkoj transparencë”, u shpreh kreu i PD.

Këto deklarata janë bërë gjatë një konferecne për mediat të mbajtur nga kreu i PD, i cili ka kërkuar nga qeveria testime masive. Basha i ka bërë thirrje qeverisë për transparencë dhe të shtohen ndihma për biznesin dhe qytetarët. Ai tha se nuk është dakord me ndryshimet në Kodin Penal. Basha po ashtu i bëri thirrje qeverisë që të rimbursojë TVSH-në për biznesin dhe të ndihmohen fermerët.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike basha 16 prill 2020 lulzim basha masat kunder covid 19 basha 16 prill 2020 lulzim basha masat kunder covid 19

Sondazh

Poll