Politike

Basha sërish i pakënaqur nga situata ekonomike, jep shembullin e Kosovës: Në Shqipëri na mungon vizioni

16 Prill 2020, 17:17 Nga DOSJA
Basha sërish i pakënaqur nga situata ekonomike, jep shembullin e

TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka folur sërish për planin ekonomik të caktuar nga qeveria për tejkalimin e situatës së koronavirusit në vend. Në një konferencë për mediat, Basha solli shembullin e Kosovës, duke u shprehur se maxhorancës i mungonte vizioni për të vepruar.

“Kemi shpallur propozimet tona për planin, çdo ditë dhe orë që kalon sjell më shumë dhimbje dhe pushime nga puna. Në Kosovë, qeveria vendosi që të admistrojë biznesin që të deklarojë punonjësit që janë në të zezë. Kjo është përqasja që ndihmon shoqërinë. Kjo përqasje ka përqëllim zbutjen e pasojave të COVID-19. Në Shqipëri na mungon vizioni. Si mund ta shuash zjarrin kur nuk e di ku e ke? Na duhet një strategji dalje. Rritja e testimeve na jep mundësinë dhe mbështetja urgjente e familjeve në nevojë,”-tha Basha.

I pyetur lidhur me një datë të mundshme kur Shqipëria mund të dilte nga shtetrrethimi, Basha tha se mund të jepte një përgjigje të përafërt por nuk mund të jeptë një datë fikse.

“Kush flet për momentin që duhet të dalë nga kjo situatë, ose do të thotë autoritetin ku mbështetet ose ia fut kot. Unë nuk ia fus dot kot. Mund të them një periudhë të përafërt por nuk mund ta themi pa marrë vesh se kush është i infektuar,”-shtoi më tej kryedemokrati.

Këto deklarata janë bërë gjatë një konferecne për mediat të mbajtur nga kreu i PD, i cili ka kërkuar nga qeveria testime masive. Basha i ka bërë thirrje qeverisë për transparencë dhe të shtohen ndihma për biznesin dhe qytetarët. Ai tha se nuk është dakord me ndryshimet në Kodin Penal. Basha po ashtu i bëri thirrje qeverisë që të rimbursojë TVSH-në për biznesin dhe të ndihmohen fermerët.

(K.M. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike basha 16 prill 2020 lulzim basha masat kunder covid 19 basha 16 prill 2020 lulzim basha masat kunder covid 19

Sondazh

Poll