Politike

‘Debati me kryeministrin Rama’/ Ç’ndodhi në Këshillin e Sigurisë? Basha s’përgjigjet: Nuk kam asnjë koment!

16 Prill 2020, 17:02 Nga DOSJA
‘Debati me kryeministrin Rama’/ Ç’ndodhi në

TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha në një konferencë për shtyp, ka folur lidhur me ndryshimet e miratuara në Kodin Penal sot gjatë seancës plenare, dhe për mbledhjen e Këshillit të Sigurisë, që u zhvillua ditën e djeshme. 

I pyetur nëse ka pasur debate me kryeministrin Edi Rama, Basha refuzoi që të përgjigjej duke u shprehur se do të respektonte rreguallet e përcaktuara në ligj.

“Dua të them një pjesë e propozimet nuk kanë qënë të nevojshme. Në gjykimin tonë masat administrative kanë qënë të nevojshme. Në përjashtim të rastit kur një person me vetëdije, duhet të ndëshkohet. Ja të marrim një shembull, një qytetar ka dalë për të marrë bukë dhe nuk ka marrë dot lejen, për raste të tilla masat e shpallura janë të mjaftueshme. Por thelbi qëndron për ndryshimet. Do i nënshtrohen edhe gjykimeve të Presidentit. Virusi luftohet, njerëzit ndihmohen.  A ka pasur debate në mbledhjen e djeshme me kryeministrin Rama? Nuk kam asnjë koment! Zhvillohet sipas rregullave që përcaktohen në ligj por mund të më pyesni për qëndrimet e mia,”-tha Basha. 

Këto deklarata janë bërë gjatë një konferecne për mediat të mbajtur nga kreu i PD, i cili ka kërkuar nga qeveria testime masive. Basha i ka bërë thirrje qeverisë për transparencë dhe të shtohen ndihma për biznesin dhe qytetarët. Ai tha se nuk është dakord me ndryshimet në Kodin Penal. Basha po ashtu i bëri thirrje qeverisë që të rimbursojë TVSH-në për biznesin dhe të ndihmohen fermerët.

(K.M. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike basha 16 prill 2020 koronavirusi ne shqiperi lulzim basha masat kunder covid 19 basha 16 prill 2020 koronavirusi ne shqiperi lulzim basha masat kunder covid 19

Sondazh

Poll