Politike

Basha përsërit thirrjen: Testimet e policëve dhe bluzave të bardha duhet të kthehet në prioritet

16 Prill 2020, 16:49 Nga DOSJA
Basha përsërit thirrjen: Testimet e policëve dhe bluzave të

TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka kërkuar edhe njëherë testimi në masë të të gjithë efektivëve të Policisë dhe të bluzave të bardha, si më të rrezikuarit.

Në vlerësimin tonë, kontrolli i Policisë nuk po bëhet në masë dhe duhet të kthehet në prioritet. Kërkesës sonë për një përqasje të re, i janë bashkangjitur edhe zëra brenda maxhorancës. Duhet ndryshuar menjëherë strategjia. Nëse prekim vetëm majën e ajsbergut, do ta kemi të vështirë që ta drejtojmë vendin drejt hapjes është e pamundur që njerëzit të mbahen në shtëpi pa plan. Niveli i testimeve është më i ulët se vendeve fqinjë. Jam i qartë që nëse lejojmë infektimin e mjekëve dhe infermiereve dobësojmë vijën mbrojtëse. Pushteti vendor ka qënë dhe mbetet jashtë lojë. Ne kërkojmë të normohet pushteti vendor për të gjurmuar dhe izoluar të gjitha rastet e infeksionit.”

Këto deklarata janë bërë gjatë një konferecne për mediat të mbajtur nga kreu i PD, i cili ka kërkuar nga qeveria testime masive. Basha i ka bërë thirrje qeverisë për transparencë dhe të shtohen ndihma për biznesin dhe qytetarët. Ai tha se nuk është dakord me ndryshimet në Kodin Penal. Basha po ashtu i bëri thirrje qeverisë që të rimbursojë TVSH-në për biznesin dhe të ndihmohen fermerët.

(K.M. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike basha 16 prill 2020 lulzim basha masat kunder covid 19 basha 16 prill 2020 lulzim basha masat kunder covid 19

Sondazh

Poll