Politike

Përhapja e COVID-19 në Kukës, Safet Gjici: E pafalshme nga ana personelit mjekësor, nuk kanë marrë masa që të mos prekes

16 Prill 2020, 15:47 Nga DOSJA
Përhapja e COVID-19 në Kukës, Safet Gjici: E pafalshme nga ana

KUKËS- Kreu i Bashkisë së Kukësit, Safet Gjici është shprehur sot se në Kukës janë marrë masa të forta për të izoluar vartën e COVID-19. Në një intervistë, Gjici tha se virusi është përhapur nga një mjeke dhe kjo është një gjë e pafalshme, pasi sipas tij nuk kanë marrë masa të forta për t’u mos infektuar.

Më tej ai tha se në Kukës janë marrë dhe masa për dizinfektimin e tregjeve dhe për distancimin fizik me qytetarëve që të mos ketë raste të tjera.

Duhet të ketë qenë pakujdesi njerëzore, por ne kemi parë dhe personelin shëndetësor në Tiranë që janë me masa të forta dhe janë infektuar. Ne sot nuk keni asnjë vatër shendetësorë, virusi erdhi nga personeli shëndetësor. Kanë qenë të pakujdeshëm, pasi kanë dhe kontakte më shumë, por nuk u falet këtyre infermierëve që nuk kanë marrë masa që të mos prekeshin nga COVID-19. Ne po bëjmë gjithçka që të izolojmë këtë vatër dhe ka ardhur nga spitali”, tha Gjici.

Ai foli dhe për ndihmat që jep bashkia për familjet në nevojë dhe deri tani ka rezerva, falë dhe disa donacioneve të bizneseve të ndryshme. Gjici u bëri dhe një thirrje qytetarëve se nuk do marrin të gjithë ndihma, pasi marrin vetëm një pjesë e popullësisë që është e përcaktuar me ligj.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike bashkia kukes koronavirusi ne shqiperi safet gjici bashkia kukes koronavirusi ne shqiperi safet gjici

Sondazh

Poll