Politike

“Të vdekurit s’ngjallen më”, Rama poston grafikun për ecurinë e COVID-19: Nuk tërhiqemi nën asnjë presion të padij

16 Prill 2020, 14:57 Nga DOSJA
“Të vdekurit s’ngjallen më”, Rama poston grafikun

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot një grafik, ku shkruan se  tregohet numri i vdekjeve ëpr 1 milionë banorë në Shqipëri pas masave të marra nga qeveria. Kryeministri shkruan se të gjithë të gjithë ekspertët kudo në botë, bëjnë thirrje për të mos e ulur vigjilencën dhe asnjë qeveri në botë, nuk ka një plan hapjeje pa shkallë.

Ai shton më tej se në vend do të vijohet të zbatohet plani që është vendosur dhe do ketë ndryshime në varësi të zhvillimve në frontin e luftës. “Ekonomia bie e ngrihet prapë, të vdekurit nuk ngjallen më, prandaj të gjithë duhet ta kenë të qartë që ne nuk do të tërhiqemi nën asnjë presion të padijes”, shkruan Rama.

POSTIMI I PLOTË

? VDEKJET PËR 1 MILIONË BANORË tregojnë qartë se sa vendimtare kanë qenë shpejtësia, rreptësia dhe respektimi masivisht i masave në Shqipëri? ? Të gjithë ekspertët kudo në botë, bëjnë thirrje për të mos e ulur vigjilencën dhe asnjë qeveri në botë, nuk ka një plan hapjeje pa shkallë, në varësi të kurbës!

? Ne do të vazhdojmë të zbatojmë planin tonë dhe ta adaptojmë atë sipas dinamikës së zhvillimeve në frontin e luftës për mbrojtjen e jetës. Ekonomia bie e ngrihet prapë, të vdekurit nuk ngjallen më, prandaj të gjithë duhet ta kenë të qartë që ne nuk do të tërhiqemi nën asnjë presion të padijes, mendjelehtësisë e vulgaritetit, të atyre që nuk duan të kuptojnë thelbin e kësaj situate dhe flasin për diktaturë e për lloj – lloj fantazish jashtë këtij realiteti krejt të pazakonshëm.

Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë deri sot janë 518 të infektuar, 26 viktima dhe 277 të shëruar. Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 24 raste të reja me COVID-19, mes tyre 6 personel mjekësor. Ndërkohë ka humbur jetën një 64-vjeçare në Tirana, e cila ndodhej në intubim.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama masat kunder covid 19 viktimat e covid ne shqiperi edi rama masat kunder covid 19 viktimat e covid ne shqiperi

Sondazh

Poll