Politike

Basha thirrje qeverisë: Shto testimet kundër COVID-19 e bëni transparencë, ndihmo biznesin dhe rimbursohu TVSH-në. Shqiptar

16 Prill 2020, 14:36 Nga DOSJA
Basha thirrje qeverisë: Shto testimet kundër COVID-19 e bëni

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar sot një konferencë për mediat ku ka bërë edhe njëherë thirrje qeverisë që të ndryshojë strategji dhe të nisin testimet masive në popullatë, pasi vetëm kështu mund të dilet nga pandemia e COVID-19.

Në fjalën e tij, kreu i PD u shpreh se duhet testuar të gjithë mjekët e infermierët që janë në vijën e parë, por testim masiv duhet të ketë dhe në radhët e Policisë së Shtetit. Kreu i opozitës u shpreh se qeveria është e vonuar me planin ekonomik dhe kërkoi transparencë, pasi sipas tij nuk janë dhënë ende lekët e planit të parë dhe nuk dihet detaje për planin e dytë. Ai shtoi se shumë qytetarë ankohen se nuk po marrin para dhe biznese po ashtu.

Numri një i PD preku dhe ndihmën ekonomike që është vënë në dispozicion nga maxhoranca dhe tha se është shumë e ulët, duke bërë kështu një krahasim dhe me Kosovën. Basha u shpreh se nëse do ishte ai në qeveri do anulonte koncensionet me vlrë 120 milionë euro dhe do ndryshonte buxhetin totalisht në ndihmë të qytetarëve e biznesit.

Po ashtu ai i bëri thirrje qeverisë që të shlyejë detyrimet për bizneset, pasi ende nuk është rimbursuar TVSH-ja. Basha më tej tha se një ndihmë për fermerët dhe bujqit është dhe promovimi i produktit vendas.

Në këtë konferencë foli dhe për mbledhjen e Këshillit të Siurisë Kombëtare, duke thënë se kishte bërë disa propozime për që nuk mund të bënte asgjë publike. Në fund kreu i PD theksoi edhe njëherë se nuk ishte dakord me ndryshimet e Kodit Penal.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike basha 16 prill 2020 basha konferecne me gazetaret lulzim basha masat kunder covid 19 basha 16 prill 2020 basha konferecne me gazetaret lulzim basha masat kunder covid 19

Sondazh

Poll