Politike

Ndryshimet në Kodin Penal, Bardhi-Ramës: Duhet të testosh e të ndihmosh qytetarët, e jo t’i kërcënosh me burg

16 Prill 2020, 14:28 Nga DOSJA
Ndryshimet në Kodin Penal, Bardhi-Ramës: Duhet të testosh e

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar sërish kundër masave të marra nga qeveria për ashpërsimin e dënimeve për ata që shkelin rregullat gjatë pandemisë së COVID-19.

Në një reagim në Favebook, Bardhi shkruan se qeveria Ramës ka 7 vite që dënon dhe gjobit qytetarët dhe nuk u mbron shëndetin në këtë kohë të vështirë. Më tej numri 2 i PD shkruan se Rama duhet të ndihmojë bizneset dhe të mos mbyll vendet e punës e të shtojë numrin e testimeve,

Ka 7 vjet që u tregon shqiptarëve burg dhe gjoba dhe vazhdon ta bëjë edhe tani, kur qytetarët nuk kanë siguri as për shëndetin, as për punën, as për bukën e gojës.  Në vend të testimeve, siç bën bota, Edi Rama flet për burg. Në vend të ndihmojë realisht bizneset që të mos mbyllin vendet e punës, Edi Rama krenohet me gjobat që i vendos popullit.  Gjoba dhe burgu është alternativa e vetme që ka Edi Rama për qytetarët. Lekët janë për oligarkët e koncesioneve”, është ky reagimi i Bardhit.

Më herët në Kuvend u miratuan ndryshimet e Kodit Penal ku u ashpërsuan masat për ata që thyejnë rregullat gjatë periudhës së pandemisë. Por edhe pse ishte parashikuar një dënim deri në 15 vite nga qeveria, Kuvendi ka mratuar draftin ku dënimi për i ashpër do jetë me 8 vite burg, për ata që janë të infektuar dhe rrezikojnë jetën e të tjerëve.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama gazment bardhi masat kunder covid 19 ndryshimet ne kodi penal edi rama gazment bardhi masat kunder covid 19 ndryshimet ne kodi penal

Sondazh

Poll