Politike

“Jeton në Hënë”, Hajdari i përgjigjet Ramës: Je izoluar në anijen kozmike në Surrel, nuk shikon se çfarë ndodh në

16 Prill 2020, 14:14 Nga DOSJA
“Jeton në Hënë”, Hajdari i përgjigjet

TIRANË- Deputetja Rudina Hajdari i është përgjigjur Kryeministrit Edi Rama, i cili sot gjatë seancës plenare i tha se ajo jeton në hënë. Në një reagim në mediat sociale, Hajdari shkruan se Rama jeton në anijen kozmike në Surrel (I referohet shtëpisë së tij), dhe sipas saj as nuk sheh dhe as dëgjon se çfarë ndodh në vend. Më tej opozitarja shton se kreu i qeverisë nuk shikon varfërinë, dhimbjen e familjeve, papunësinë e korrupsionin.

“Z. Rama sot më akuzoi se jetoj në hënë. Në fakt atij ka kohë që hënë i duket e gjithë Shqipëria sepse është izoluar në anijen e tij kozmike në Surrel dhe nuk sheh e nuk dëgjon se çfarë realisht ndodh në këtë vend. Nuk e sheh varfërinë që është shtuar, nuk e dëgjon dhimbjen e familjeve të përgjysmuara nga emigrimi, nuk e shikon papunësinë e as nuk do t’ia dijë për korrupsionin dhe arrogancën që po e shkaktojnë.

Në anijen e tij kozmike prej betoni, ku rri me “kozmonautë” të tjerë, këto halle duket sikur i vijnë nga larg, shqiptarët i duken si alienë e ne që jetojmë mes tyre e flasim gjuhën e tyre, sikur jetojmë në hënë. Keqardhje!”, shkruan Hajdari.

Më herët Rama në Kuvend u shpreh se sipas tij Hajdari jetonte në Hënë dhe nuk dinte se cili ishte realiteti. “Ky propozim është i mbështetur gjerësisht pavarësisht se nga Hëna ku banon zonja Hajdari nuk kemi një sinjal pozitiv”, tha ndër të tjera Rama.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama masat kunder covid 19 rudina hajdari seanca plenare 16 prill 2020 edi rama masat kunder covid 19 rudina hajdari seanca plenare 16 prill 2020

Sondazh

Poll