Politike

‘Zbutet’ maxhoranca dhe merr parasysh vërejtjet e Presidentit, dënimi për shkelësit e karantinës ulet në 8 vite, përh

16 Prill 2020, 12:12 Nga DOSJA
‘Zbutet’ maxhoranca dhe merr parasysh vërejtjet e Presidentit,

TIRANË– Kreu i grupit parlamentar, Taulant Balla ka deklaruar se maxhoranca ka ndërhyrë dhe ka zbutur propozimet dhe ndëshkimet e parashikuara në ndryshimet e Kodit Penal për personat që shkelin karantinën.  Në fjalën,  e tij në Kuvend, Balla tha se në draftin final të votuar në Parlament janë bërë ndryshimet dhe vërejtjet e bëra nga Presidenti Ilir Meta.

Fjala e plotë e Ballës

Së pari, kishte një sërë kolegësh që kërkuan të sot të mbanin një minutë heshtje sot, duke shprehur dhe ngushëllime përkatëse për familjet e viktimave. Por besoj se në një moment tjetër Kryetari i Kuvendit dhe Byroja e Kubendit do ta shqyertojë këtë kërkesë dhe padyshim që dhe Kuvendi do të mbajë dhe një minutë heshtje, por kujtoj se jemi ende në luftë. Së dyti, edhe pse kishte çuditshmërisht akuza që lidhen me operacionin humanitar që u ka ardhur në ndihmë sot që flasim janë mbi 200 mijë familje në Shqipëri, të cilat janë asistuar nga ky operacion i madh humanitar në drejtimin e qevrrise dhe kujdesin personal të kryeministrit Edi Rama, duke përfshirë dhe punën kolosale që kanë bërë bashkitë e vendit. Është bërë. Nuk ka munguar kujdesi në 28 mijë km2 e vendit për të garantuar që çdo familje realisht në nevojë të marrë ndihmë. I gjithë ky proces i operacionit humanitar është i buruar nga aktet normative të qeverisë dhe që bashkitë po e zbatojnë. Tjetra, u bë një pyetje ‘pse sot këto ndryshime në Kodin Penal?’ Po sepse kjo seancë u bë sot, kur lufta nuk ka mbaruar. Ndryshimet janë një përshtatje në realitetin shqiptar të shumë vendeve të tjera. Në ligjin e miratuar nga Rumania, që e kam përpara, ndëshkimet shkojnë deri në 15 vite burg. Nëse do merrni dy draftet, atë shqiptar dhe këtë rumun, janë tërësisht më të vogla masat shtrënguese të parashikuara në këtë vend evropian.

Më vjen shumë keq që në një moment kaq të rëndësishëm, na duhet të humbasim kohë dhe energji me baltën e PD kundrejt ministers së Mbrojtjes, Xhaçkas. Është thjesht një ripërsëritje e sezoneve të telenovelës Babale, që nuk ka asnjë lidhje me proceset. E gjithë procedura e ndjekur nga Ministria e Mbrojtjes është si dy pika ujë me procedurat që Basha ka kryer për blerjen e ushqimeve në Shkodër, kur ishte ministër i Brendshëm, bazuar në të njëjtin kuadër ligjor të prokurimeve. Së fundi, duke vlerësuar frymën bashkëpunuese të shprehur në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, do doja të lexoja propozimet, në bashkëpunim edhe me grupet parlamentare, për të arritur në një dokument integral të dy neneve që kanë lidhje me masat ndëshkuese e penalitetet, që lidhen me pandeminë COVID-19. Në nenin 242, pika 1, gjatë gjendjes së emipidesë “mos zbatimi ose kryerja e veprimeve në kundërshtim me aktet ligjore, në funksion të gjendjes së epidemisë, nga personi ndaj të cilit është dhënë më parë masë administrative, dënohet me gjobë ose burgim deri në 6 muaj. Po kjo vepër, kur është kryer në ushtrim të aktivitetit tregtar, duke rrezikuar shëndetin e njerëzve, dënohet me gjobë ose deri në 2 vite burg. Moszbatimi i urdhrit për karantimin ose izolimin, apo shkelja e rregullave të karantinës, nga personi mbartës ose jo i sëmundjes infektive, dënohet me burgim 2-3 vite. Neni 89/b, “për përhapjen me dashje të sëmundjes infektive me rrezikshmëri të lartë për shëndetin, nga personi që është mbartës i sëmundjes apo personi që ka qëllim përhapjen e saj, dënohet me burgim 2-5 vjet. Kur kjo vepër bëhet nga pakujdesia, dënohet me gjobë ose 2 vite burg. Kur kjo gjobë ka shkaktuar pasoja të rënda, dënohet me burgim 3-8 vite.

Deklarata u bë gjatë seancës që u zhvillua sot në Kuvend, ku u miratuan ndryshmet në Kodin Penal. Me 89 vota pro, dhe me miratimin e sugjerimeve të presidentit Ilir Meta, Kuvendi vendosi ndëshkime për shkelësit e karantinës. Konkretisht ndëshkohet me 8 vite burg, kushdo që çon në vdekje duke infektuar këdo me COVID-19. Përhapja me dashje e sëmundjes infektive, përmes kryerjes së veprimeve, apo mosveprimeve dënohet me burg nga 2 deri në 5 vjet, kur është kryer nga pakujdesia dënohet me gjobë ose me burg deri në 2 vite. Kur kjo vepër kur ka shkaktuar pasoja të rënda për shëndetin, deri në humbje jetë dënohet nga 3 deri në 8 vite. Dy dekretet e Metës për ligjin “Anti-KÇK” dhe Ligjin e pronave u rrëzuan.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike seancë plenare 16 prill 2020 taulant balla seancë plenare 16 prill 2020 taulant balla

Sondazh

Poll