Politike

Projektligji për faljen e TVSH-së për jahtet/ Tabaku nxjerr videon: Rama punon për armiqtë e tregut të lirë, ja çfarë k

16 Prill 2020, 11:44 Nga DOSJA
Projektligji për faljen e TVSH-së për jahtet/ Tabaku nxjerr

Tiranë– Ish-deputetja e Jorida Tabaku ka deklaruar së fundmi se kjo qeveri nuk punon për qytetarët por për armiqtë e tregut të lirë dhe demokracisë. Në një postim në Facebook Tabaku ka publikuar një video të Ramës, ku ky i fundit ka deklaruar më herët se të pasurit të shesin jahtet dhe të paguajnë dritat. Më tej, në video Tabaku tregon edhe Rama ka dërguar në parlament projektligjin për të përjashtuar nga  TVSH inportin e jahteve, në vend që të ndihmojë bizneset që janë në krizë në këtë kohë pandemie.  Sipas saj Rama bën vetëm propagandë dhe nuk ndihmon shqiptarët.

“Kjo qeveri nuk ka punuar asnjë ditë për qytetarët, nuk ka qenë asnjëherë një qeveri e tyre. Ajo ka punuar përherë për armiqtë e tregut të lirë dhe demokracisë. Sado propaganda shurdhuese ka thërritur të kundërtën e vërteta ka treguar me gisht qeverinë e jahteve. Përditë e më shumë dhe përherë e më qartë”, shprehet Jorida Tabaku. 

Dy ditë më parë, Këshilli i Minsitrave depozitoi në Kuvend një projektligj për  faljen e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar për importimin e jahteve dhe mjeteve të tjera ujore, që përdoren për qëllime turistike, kënaqësie dhe argëtimi, jo më të vjetra se 20 vjet. Menjëherë Jorida Tabaku hodhi dyshimet se qeveria po favorizon blerësit e hajteve dhe për të ky projektligj është jashtë çdo logjikë në këtë kohë. Ndërsa,  ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, tha se kjo do të sjellë reklamë për Shqipërinë, pasi jahtet do mbajnë flamurin shqiptar.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama falja e tvsh per jahtet jorida tabaku edi rama falja e tvsh per jahtet jorida tabaku

Sondazh

Poll