Politike

Deputetët votojnë ndryshimet në Kodin Penal dhe largohen, PS-ja merr parasysh sugjerimet e Metës, i rrëzon dhe dy dekretet

16 Prill 2020, 11:22 Nga DOSJA
Deputetët votojnë ndryshimet në Kodin Penal dhe largohen, PS-ja

TIRANË– Seanca plenare e Kuvendit e mbajtur në kushtet e emergjencës ka përfunduar. Mësohet se deputetët që morën pjesë në seancë kanë votuar të gjitha nismat ligjore që ishin parashikuar në rendin e ditës dhe kanë hedhur fletën në kutinë e votimit.

PS-ja ka votuar ndryshimet në Kodin Penal duke marrë parasysh sugjerimet e Presidentit, i cili vetëm në minutat e para të seancës, nisi një letër drejt Kuvendit ku kërkoi që të zbatoheshin të drejtat e njeriut, që fillimisht të bëhet aplikimi me gjobë dhe më pas me heqje lirie, në varësi të dëmit.  Gjithashtu mësohet se maxhoranca ka rrëzuar edhe dy dekretet e Metës për Anti-KÇK dhe ligjin e pronave.

Vendimet u morën në seancën e jashtëzakonshme që u zhvillua sot në Kuvend, ku u miratuan ndryshmet në Kodin Penal. Me 89 vota pro, dhe me miratimin e sugjerimeve të presidentit Ilir Meta, Kuvendi vendosi ndëshkime për shkelësit e karantinës. Konkretisht ndëshkohet me 8 vite burg, kushdo që çon në vdekje duke infektuar këdo me COVID-19. Përhapja me dashje e sëmundjes infektive, përmes kryerjes së veprimeve, apo mosveprimeve dënohet me burg nga 2 deri në 5 vjet, kur është kryer nga pakujdesia dënohet me gjobë ose me burg deri në 2 vite. Kur kjo vepër kur ka shkaktuar pasoja të rënda për shëndetin, deri në humbje jetë dënohet nga 3 deri në 8 vite. Dy dekretet e Metës për ligjin “Anti-KÇK” dhe Ligjin e pronave u rrëzuan.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta seancë plenare 16 prill 2020 ilir meta seancë plenare 16 prill 2020

Sondazh

Poll