Politike

DENONCIMI/ “I rrahu për lejen”, ish-sekretari i PD-së: Drejtori i policisë në Berat dhunon mjekun e urgjencës, u zunë

16 Prill 2020, 11:08 Nga DOSJA
DENONCIMI/ “I rrahu për lejen”, ish-sekretari i PD-së:

BERAT– Ish-dekretari i Partisë Demokratike në Berat, Namir Lapardhaja ka denoncuar një ngjarje që ka ndodhur në qytetin e Beratit. Në një status në proflin e tij ën Facebook, Lapardhaja shkruan se Drejtori i policisë së Beratit, Hasan Ahmetaj, ka dhunuar mjekun e urgjencës së spitalit Edison Skendo.

Sipas ish-dekretarit të PD-së, Ahmetaj e ka dhunuar Skëndon në sy të shumë dëshmitarëve, pasi drejtori i policisë u ka kërkuar lejen e lëvizjes mjekut dhe të vëllait dhe pa debatit janë grindur.

Drejtori i policisë Berat dhunon mjekun e urgjencës. Drejtori i policisë së Beratit, për të cilin vetëm në kohët e fundit ka pasur disa dëshmi publike për dhunë ndaj punonjësve të policisë, favorizim të bizneseve në dëm të të tjerëve dhe që mban rreth vetes njerëz që u bëjnë presion fermerëve, vetëm pak minuta më parë nga dhunuar mjekun e urgjencës Edison Skëndo (specializant në kardiologji). Gjithçka ka ndodhur përpara Drejtorisë Vendore të Policisë Berat në prani të shumë dëshmitarëve.

Nga përgjigjet që mora nga disa dëshmitar të nisjes së konfliktit, më thanë se gjithçka nisi kur vet Drejtori i kërkoi lejen e lëvizjes mjekut Skëndo dhe vëllait të tij. Në debat e sipër, Drejtori ka goditur të vëllanë e mjekut, pastaj situata është thelluar edhe më tej. Aktualisht mjeku dhe i vëllai gjendet brenda ambienteve të DVP Berat dhe duhet një reagim i menjëhershëm që tē mos vijoi dhuna më tej e këtij njeriu,”– shkruan Lapardhaja.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edison skendo hasan ahmetaj namir lapardhaja edison skendo hasan ahmetaj namir lapardhaja

Sondazh

Poll