Politike

I biri mposhti Covid-19, Antoneta Dhima vjen në Kuvend, e maskuar dhe duke ruajtur distancën e sigurisë

16 Prill 2020, 10:36 Nga DOSJA
I biri mposhti Covid-19, Antoneta Dhima vjen në Kuvend, e maskuar dhe duke

TIRANË– Deputetja Antoneta Dhima ka ardhur në sallën e Kuvendit, pak javë pasi i biri mposhti Covid-19. E maskuar, veshur me ngjyra të errëta, Dhima është kapur nga fotografët, teksa ecën vetëm, duke ruajtur distancën e sigurisë nga të tjerët.

Djali i Antoneta Dhimës u infektua nga koronavirusi pak javë më parë, dhe u shtrua tek Infektivi, ndërsa e gjitha familja u karantinuan në Fier. me datë 1 prill, vetë deputetja njoftoi se djali i saj e kishte fituar betejën me Covid-19 dhe po rikuperohej.

Djali i Dhimës, me inicale A.DH kishte udhëtuar pak javë më parë në Itali (para se të mbylleshin kufijtë me shtetin fqinj), ku edhe dyshohet se ishte infektuar. 

Dhima ishte sot në seancën e jashtëzakonshme që u zhvillua sot në Kuvend, ku u miratuan ndryshmet në Kodin Penal. Me 89 vota pro, dhe me miratimin e sugjerimeve të presidentit Ilir Meta, Kuvendi vendosi ndëshkime për shkelësit e karantinës. Konkretisht ndëshkohet me 8 vite burg, kushdo që çon në vdekje duke infektuar këdo me COVID-19. Përhapja me dashje e sëmundjes infektive, përmes kryerjes së veprimeve, apo mosveprimeve dënohet me burg nga 2 deri në 5 vjet, kur është kryer nga pakujdesia dënohet me gjobë ose me burg deri në 2 vite. Kur kjo vepër kur ka shkaktuar pasoja të rënda për shëndetin, deri në humbje jetë dënohet nga 3 deri në 8 vite. Dy dekretet e Metës për ligjin “Anti-KÇK” dhe Ligjin e pronave u rrëzuan.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike antoneta dhima antoneta dhima

Sondazh

Poll