Politike

Sherr me Murrizin, Rama: Ndryshimet në Kodin Penal janë vetëm për situatën, sapo të mbarojë do të hiqen… (Ruçi i jep

16 Prill 2020, 10:31 Nga DOSJA
Sherr me Murrizin, Rama: Ndryshimet në Kodin Penal janë vetëm

TIRANE- Kryeministri Edi Rama iu kërkoi deputetëve të votojnë ndryshimet në Kodin Penal. Gjatë fjalës u ndërpre disa herë nga deputetët e opozitës së Re, Ralf Gjoni e Myslim Murrizi. Rama tha se këto masa kaq të rrepta, do të jenë në fuqi vetëm në kohën e pandemisë. Rama tha se Kodi ynë Penal nuk ka sqarim për këtë situatë ndaj duhen marrë masat. Këtu erdhi replika e Gjonit që pyeste pse nuk ka specifikime. Në ndihmë të kryeministrit erdhi kryeparlamentari Gramoz Ruçi që tha: Po pse more ty do të të japë llogari ky pse nuk ka?

DEBATI I PLOTE:

Edi Rama: Nuk e di sa prej jush do të mungonin sot këtu… e tha një teolog në Tiranë, janë punët e zotit këto dhe nuk i mbyllën xhamitë… (Flet Murrizi). Boll Tashi boll se të ka futur karantina në situatë absurde.

I morët nga Evropa 15 milionë. Ku i morëm nga Evropa? S’ka asnjë qindarkë të huaj në këtë proces. Të gjitha paratë e hedhura janë nga buxheti i shtetit. Lëreni zotin në punën e vetë, se zoti thotë të kam dhënë jetën bashkë me mendjen. Ndihmo veten të të ndihmoj. Meqë nuk doni, s’ka mundësi që të mos e dini, por s’doni ta kuptoni dhe pranoni, e dëgjoni se në Kodin tonë Penal s’ka asgjë për këtë. Është i vetmi Kod Penal në Evropë që s’ka asgjë për njerëzit, por vetëm për kafshët.

Ralf Gjoni: Pse nuk ka?

Edi Rama: Boll tani, se po flas… më lër të flas.

Gramoz Ruçi: Po pse more ty do të të japë llogari ky pse nuk ka

Edi Rama: Pse Danimarka është diktaturë? Meqë Zonja Hajdari, se kam thënë po e them. Po Italia? Që ka dënim të përjetshëm. U hoq dënimi me vdekje dhe e ktheu në dënim të përjetshëm. Këto masa janë vetëm për kohëzgjatjen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore. Këtu mbaron efekti i tyre, dhe janë atje nëse do të ndodhë herë tjetër. Këto masa duhen sepse ne do të hapemi. Numri i shkeljeve ka ardhur në rritje kur ka më pak lajme të këqija nga sistemi shëndetësor. Sepse njerëzit mendojnë që kjo iku, është Edi Rama që na mban neve brenda… se s’punojmë ne tokën. Austrinë s’di kush e përmendi se ka të njëjtin plan si ne. Austria tha kemi gati dorën tek frenat e emergjencës, nëse ndodh diçka. Në javët në vijim do të hapemi, dhe me masa do t’jua bëjmë të qartë shkelësve çfarë ndodh po abuzuan me hapjen. 100 vetë na mbyllin prapë brenda e pastaj as qese nuk ka më.

Replikat u zhvilluan në seancën e jashtëzakonshme që u zhvillua sot në Kuvend, ku u miratuan ndryshmet në Kodin Penal. Me 89 vota pro, dhe me miratimin e sugjerimeve të presidentit Ilir Meta, Kuvendi vendosi ndëshkime për shkelësit e karantinës. Konkretisht ndëshkohet me 8 vite burg, kushdo që çon në vdekje duke infektuar këdo me COVID-19. Përhapja me dashje e sëmundjes infektive, përmes kryerjes së veprimeve, apo mosveprimeve dënohet me burg nga 2 deri në 5 vjet, kur është kryer nga pakujdesia dënohet me gjobë ose me burg deri në 2 vite. Kur kjo vepër kur ka shkaktuar pasoja të rënda për shëndetin, deri në humbje jetë dënohet nga 3 deri në 8 vite. Dy dekretet e Metës për ligjin “Anti-KÇK” dhe Ligjin e pronave u rrëzuan.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama gramoz ruci myslim murrizi ralf gjoni seanca plenare 16 prill 2020 edi rama gramoz ruci myslim murrizi ralf gjoni seanca plenare 16 prill 2020

Sondazh

Poll