Politike

DEBATET/ Rama përplaset me Gjonin e Murrizin: Dëngla… edhe Franca iu dha vetëm 150 euro… deputetët i “hidhen në kokë

16 Prill 2020, 10:18 Nga DOSJA
DEBATET/ Rama përplaset me Gjonin e Murrizin: Dëngla… edhe

TIRANE– Kryeministri Edi Rama u përplas në distancë në Kuvend me dy deputetët e opozitës së re, Ralf Gjoni dhe Myslim Murrizi. Rama tha se Franca iu ka dhënë atyre që janë me asistencë vetëm 150 euro ndihmë. Kjo ka sjellë shpërthimin në distancë të Gjonit dhe Murrizit. Kundërshtimin e tyre, Rama e quajti “dëngla”.

DEBATI I PLOTE:

Edi Rama: Flasin ata që i bëjnë llogaritë pa hanxhiun. E dini ju sa ka caktuar Franca? 150 euro plus… shifër konkrete…

Ralf Gjoni: Cfarë thua more? Ca thua? Gënjen, Gënjen, Gënjen

Edi Rama: Unë flas me shifra konkrete, jo me dëngla. Shifra për familjet me asistencë është 150 euro…

Myslim Murrizi: Po t’i s’je mirë…

Gramoz Ruçi: Murrizi tërhiq mbrapsht atë që the.

Edi Rama: Ato të tuat janë dëngla, por unë nuk po flisja për dënglat e tua. Franca…

Murrizi bërtet bashkë me Ralf Gjonin…

Edi Rama: Franca ka dhënë njësoj si ne 1000 euro për ata që janë në vijën e parë. S’po bëj krahasime me Francën, por ato që dëgjoni në TV dhe Portale, s’kanë lidhje me realitetin. Dëgjova këtu që kush është ajo qeveri që çon qese? Qeveria italiane jep tallona ushqimi…. Kur flasim të mos harrojmë ku jemi dhe çfarë kemi arritur të bëjmë. Duhet të mos ushqejmë mllef, mërzi dhe pasiguri, nuk e di se çfarë. E kam me shumë të tjerë, ata që ishin këtu dhe të tjerë, individë që flasin dhe nuk dinë se ç’flasin.

Replikat u zhvilluan në seancën e jashtëzakonshme që u zhvillua sot në Kuvend, ku u miratuan ndryshmet në Kodin Penal. Me 89 vota pro, dhe me miratimin e sugjerimeve të presidentit Ilir Meta, Kuvendi vendosi ndëshkime për shkelësit e karantinës. Konkretisht ndëshkohet me 8 vite burg, kushdo që çon në vdekje duke infektuar këdo me COVID-19. Përhapja me dashje e sëmundjes infektive, përmes kryerjes së veprimeve, apo mosveprimeve dënohet me burg nga 2 deri në 5 vjet, kur është kryer nga pakujdesia dënohet me gjobë ose me burg deri në 2 vite. Kur kjo vepër kur ka shkaktuar pasoja të rënda për shëndetin, deri në humbje jetë dënohet nga 3 deri në 8 vite. Dy dekretet e Metës për ligjin “Anti-KÇK” dhe Ligjin e pronave u rrëzuan.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama myslim murrizi ralf gjoni seanca plenare 16 prill 2020 edi rama myslim murrizi ralf gjoni seanca plenare 16 prill 2020

Sondazh

Poll