Politike

Rama: Asnjë shtet në glob s’ka bërë më shumë se ne, Shqipëria s’ka zili asnjë

16 Prill 2020, 10:09 Nga DOSJA
Rama: Asnjë shtet në glob s’ka bërë më shumë

TIRANE- Kryeministri Edi Rama ka thënë se Shqipëria ka bërë aq sa ka bërë çdo vend tjetër për të përballur pandeminë. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, ku kërkoi votat për të miratuar ndryshimet në Kodin Penal, Rama tha se Shqipëria do e fitojë luftën me COVID-19 në të dyja frontet, ekonomike dhe shëndetësore.

“OBSH është shfaqur më shumë se njëherë kontradiktore me veten. Kjo përballje po godet zhvillimin e planetit si asnjëherë më parë. Unë di të them këtë, dhe di ta faktoj këtë që po them, asnjë vend, asnjë vend në glob nuk ka bërë asgjë më shumë sesa kemi bërë. Asgjë më shumë. Shqipëria llogaritet mes vendeve me bilancin më të mirë. S’kemi kujt t’i kemi zili fare. S’kam mundur të dëgjoj ndonjë ekspert botëror që thotë një gjë të re që se kam dëgjuar nga ekspertët tanë. Do e fitojmë këtë luftë, me stres, por pa diskutim që do të fitojmë. S’do të lejojmë që për shkak të pasojave, reformën e stresit, kur në njërën anë njerëzit nuk janë të tkurrur si në fillim për rrezikun. Është e kuptueshme që gjithë popujt të spostohen drejt ekonomisë, kur s’ka lajme intesive të zeza nga shëndetësia, por është e pafalshme për ne, që të lejojmë të dalë situata.”

Replikat u zhvilluan në seancën e jashtëzakonshme që u zhvillua sot në Kuvend, ku u miratuan ndryshmet në Kodin Penal. Me 89 vota pro, dhe me miratimin e sugjerimeve të presidentit Ilir Meta, Kuvendi vendosi ndëshkime për shkelësit e karantinës. Konkretisht ndëshkohet me 8 vite burg, kushdo që çon në vdekje duke infektuar këdo me COVID-19. Përhapja me dashje e sëmundjes infektive, përmes kryerjes së veprimeve, apo mosveprimeve dënohet me burg nga 2 deri në 5 vjet, kur është kryer nga pakujdesia dënohet me gjobë ose me burg deri në 2 vite. Kur kjo vepër kur ka shkaktuar pasoja të rënda për shëndetin, deri në humbje jetë dënohet nga 3 deri në 8 vite. Dy dekretet e Metës për ligjin “Anti-KÇK” dhe Ligjin e pronave u rrëzuan.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama seanca plenare 16 prill 2020 edi rama seanca plenare 16 prill 2020

Sondazh

Poll