Politike

Covid-19/ “S’është normale”, Rama: Dëgjojmë dëngla nga njerëz me mikrofon, Shqipëria ja ka dalë të mposhtë fazë

16 Prill 2020, 10:04 Nga DOSJA
Covid-19/ “S’është normale”, Rama:

TIRANË– Kryeministri Edi Rama është shprehur se Shqipëria e ka mposhtuar fazën e p[arë të Covid-19. Teksa mbante fjalën e tij në senacën plenare të Kuvendit, Rama tha se nuk është normale që pas kësaj periudhe dëgjon dëngla, nga njerëz që kanë edhe një mikrofon në dorë, referuar deputetëve që kritikuan maxhorancën.

Pjesë nga fjala e Ramës 

Është normale që sot pas kësaj periudhe kaq dramatike për të gjithë, përderisa nuk numërojmë dhjetëra të vdekur në ditë dhe përderisa hyjmë në grupin e vendeve që bazuar në fakte e shifra e kemi përballur më me efikasitet këtë luftë, të dëgjosh lloj-lloj dënglash. Dëngla që faktikisht janë të mirëkuptueshme kur vijnë nga njerëz të zakonshëm të cilët duke mos e përjetuar tragjedinë përveçse përmes ekraneve të televizorit, përjetojnë stresin, ankthin dhe dëmin mbi ekonominë e tyre familjare. Është jo normale që dënglat t’i dëgjosh nga njerëz që kanë mikrofon dhe zëri i tyre shkon tek një njeri i zakonshëm. Që prezumohet që të jetë një zë që flet në emër të disave. Projeksionet flisnin për mundësinë potenciale që nëse s’do të sihte marrë asnjë masë mund të kishim 18 mijë të vdekur. Ndërsa projeksionet tona, sikur masat të mos ishin respektuar e imponuar flisnin për 2800 të vdekur. Ky është fakt, qeveritë vlerësohen për atë që ndalojnë të ndodhë. Nuk ka asnjë argument apo arsye mbi baza logjike që hedh poshte faktin që sot Shqipëria ja ka dalë, të përballojë fazën e parë me këtë armik të padukshëm.

(f.n/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama seanca plenare 16 prill 2020 edi rama seanca plenare 16 prill 2020

Sondazh

Poll