Politike

COVID-19/ Lefter Maliqi sulmon qeverinë: Ç’luftë more, mos kini frikë hiqini maskat, boll aktruat

16 Prill 2020, 10:03 Nga DOSJA
COVID-19/ Lefter Maliqi sulmon qeverinë: Ç’luftë more,

Tiranë-Deputeti Lefter Maliqi në seancën e sotme plenare ka deklaruar se nuk jemi në një gjendje lufte, por kjo është një sfidë që do e kalojmë me këshillat e ekspretëve. Ai i ka bërë thirrje qeverisë që të heqë maskat dhe të mos aktrojë në këtë kohë pandemie.

“Këta kanë nja 7 vite që janë me maska por dua t’ju them që në të dyja fatkeqësitë edhe në tërmet edhe në pandemi kemi parë aktorim dhe madje këta janë aktorë të pështirë. Ministra me garuzhde dhe përparëse, madje dhe me lotë krokodili madje dhe me qeset. Thonë 200 mijë familje, shifra mashtruese ndërkohë që kanë gjithë pushtetet. Mos kini frikë hiqini maskat. Ç’luftë more, kjo është sfidë që do e kalojmë me këshillat e ekspertëve. ”, u shpreh Lefter Maliqi.

Replikat u zhvilluan në seancën e jashtëzakonshme që u zhvillua sot në Kuvend, ku u miratuan ndryshmet në Kodin Penal. Me 89 vota pro, dhe me miratimin e sugjerimeve të presidentit Ilir Meta, Kuvendi vendosi ndëshkime për shkelësit e karantinës. Konkretisht ndëshkohet me 8 vite burg, kushdo që çon në vdekje duke infektuar këdo me COVID-19. Përhapja me dashje e sëmundjes infektive, përmes kryerjes së veprimeve, apo mosveprimeve dënohet me burg nga 2 deri në 5 vjet, kur është kryer nga pakujdesia dënohet me gjobë ose me burg deri në 2 vite. Kur kjo vepër kur ka shkaktuar pasoja të rënda për shëndetin, deri në humbje jetë dënohet nga 3 deri në 8 vite. Dy dekretet e Metës për ligjin “Anti-KÇK” dhe Ligjin e pronave u rrëzuan.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike lefter maliqi seancë plenare 16 prill 2020 lefter maliqi seancë plenare 16 prill 2020

Sondazh

Poll