Politike

FOTO- GALERI/ Syze të zeza e pasqyrë, deputetët maskohen dhe vendosin doreza, Ahmetaj e Gjoni s’i konsiderojnë të nev

16 Prill 2020, 09:48 Nga DOSJA
FOTO- GALERI/ Syze të zeza e pasqyrë, deputetët maskohen dhe

TIRANË– Të gjithë deputetët e ministrat që janë ulur sot në karriget e Kuvendit të Shqipërisë, janë ndalur tek ekipet mjekësore, përpara se të futen në sallë. Në fotot e mëposhtme shihet se si të gjithë deputetët e ministrat janë futur në Kuvend, të ‘blinduar’ me maska e doreza, por ka edhe nga ata që rrugës nuk e kanë konsideruar të arsyeshme që t’i vendosin masat mbrojtëse.

Siç bie në sy deputeti Ralf Gjonaj me syze të zeza ndersa Arben Ahmetaj ka preferuar syzë pasqyrë. Maskat në përgjithësi janë blu e hapur, të bardha ose të zeza, por Bledi Çuçi e ka zgjedhur maskën me lule.

Seanca e sotme plenare do të zgjasë vetëm 2 orë, ku do të diskutohen 24 nisma ligjore. Pritet që në seancën e sotme të miratohen disa ndyshime në Kodin Penal, me qëllimin që të ndëshkohen të gjithë ata që shkelin masat e marra për parandalimin e pandemisë. Po kështu, do të ketë diskutime edhe për zgjatjen e afatit të hetimit nga Komisioni Hetimor për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta dhe për dy dekretet e Presidentit, për Anti-KÇK dhe ligjin e pronave.

(F.M/DOSJA.AL)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike seanca plenare 16 prill 2020 seanca plenare 16 prill 2020

Sondazh

Poll