Politike

Gjuzi e Papa kundër ndryshimeve në Kodin Penal: Kryeministër i veshe të gjithë me maska…për vete jo…

16 Prill 2020, 09:36 Nga DOSJA
Gjuzi e Papa kundër ndryshimeve në Kodin Penal: Kryeministër i

TIRANE- Deputetët e opozitës së re, Kujtim Gjuzi e Kristaq Papa dhanë mendimet e tyre në seancë për ndryshimet në Kodin Penal. Gjuzi tha se nuk do t’i votojë ndryshimet, ndërsa Papa foli për masat e qeverisë.

“Të gjithë i veshe me maska, vetë rri pa maska. Në këto kushte, z.kryeministër ne nuk të mbështesim dot kur ti shkel ligjin. Ke 7 vite që shkel ligjin.”-tha Gjuzi. 

“Shpirtin na e ngroh lutja dhe sidomos kombi ynë që të dalë me sa më pak humbje. Qeveria e kapi shpejt situatën por edhe ca ditë më parë ta kapte duhet të ishte më mirë. Masat dhe zbatimi i tyre është e vetmja rrugë. Faleminderit bluzave të bardha, por zgjidhja me qeska për të ndihmuar familjet nuk ishte e duhura. Pandemia duhet parë si situatë lufte por jo situatë ndëshkimi. Ata që thyejnë ligjet u ndëshkuan, ndaj duhet ndërgjegjësim jo ashpërsim i ndëshkimit.”, -tha Papa. 

Deklaratat u bënë  në seancën e jashtëzakonshme që u zhvillua sot në Kuvend, ku u miratuan ndryshmet në Kodin Penal. Me 89 vota pro, dhe me miratimin e sugjerimeve të presidentit Ilir Meta, Kuvendi vendosi ndëshkime për shkelësit e karantinës. Konkretisht ndëshkohet me 8 vite burg, kushdo që çon në vdekje duke infektuar këdo me COVID-19. Përhapja me dashje e sëmundjes infektive, përmes kryerjes së veprimeve, apo mosveprimeve dënohet me burg nga 2 deri në 5 vjet, kur është kryer nga pakujdesia dënohet me gjobë ose me burg deri në 2 vite. Kur kjo vepër kur ka shkaktuar pasoja të rënda për shëndetin, deri në humbje jetë dënohet nga 3 deri në 8 vite. Dy dekretet e Metës për ligjin “Anti-KÇK” dhe Ligjin e pronave u rrëzuan.

(f.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike kristaq papa kujtim gjuzi seanca plenare 16 prill 2020 kristaq papa kujtim gjuzi seanca plenare 16 prill 2020

Sondazh

Poll