Politike

Mbledhja e Këshillit të Sigurisë/ Yuri Kim: Kjo është udhëheqja e vërtetë, ishte produktive

16 Prill 2020, 09:32 Nga DOSJA
Mbledhja e Këshillit të Sigurisë/ Yuri Kim: Kjo është

Tiranë- Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë, Yuri Kim ka deklaruar se mbledhja e Këshillit Kombëtar të Sigurisë për situatën e COVID-19,  ishte produktive.

“E kuptoj se mbledhja e sotme e Këshillit të Sigurisë Kombëtare ishte e gjatë, por produktive. Shumë mbresëlënëse për të parë Ilir Meta, kryeministri Edi Rama , kryetarin e PD-së, Lulzim Basha dhe liderë të tjerë që bashkëpunojnë për të mbrojtur popullin shqiptar dhe për të zbutur dëmet nga  COVID19. Udhëheqja e vërtetë.”, shprehet ajo në një postim në Twitter. 

Ditën e djeshme për  më shumë se 4 orë, Ilir Meta, Edi Rama, Lulzim Basha, Gramoz Ruçi dhe disa ministra zhvilluan online mbledhjen e dytë të Sigurisë Kombëtare. Fokusi gjatë mbledhjes ka qenë situata e pandemisë së CVOID-19 në Shqipëri.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike keshilli i sigurisë kombëtare yuri kim keshilli i sigurisë kombëtare yuri kim

Sondazh

Poll